Bobo, më shpëtoi!!!

Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur dëgjoni këtë shprehje? Pikërisht çiçi, ose në gjuhën mjekësore “urina”

Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur dëgjoni këtë shprehje? Pikërisht çiçi, ose në gjuhën mjekësore “urina”. E pikërisht në këtë numër do t’ju fjalës për urinën dhe aparatin e jashtëqitjes. Është një fenomen shumë natyral, që iu ndodh njerëzve, kafshëve, shpendëve dhe peshqve madje. Pra, të gjitha qenieve të gjalla. Pasi pimë një lëng, ajo del jashtë organizmit tonë si urinë. Por jo vetëm kur pimë, pasi funksioni i urinës është të nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta dhe papastërtitë e trupit tonë. Përpara se urina të dalë jashtë, ajo bën një udhëtim përgjatë traktit urinar.

 

Si është i ndërtuar trakti urinar?

Veshkat: janë organe në formë fasuleje, që pastrojnë gjakun, ku nga papastërtitë që nxjerrin ato formohet urina.

Ureterat: janë dy gypa të hollë, që e përcjellin urinën nga veshkat në fshikëz.

Fshikëza e urinës: i ngjan një thesi, i cili e grumbullon urinën aty, derisa neve na ndizet sinjali në tru që duhet të shkojmë dhe banjë dhe kur kjo gjë na bëhet e mundur, pra jemi afër banjës.

Veshkat kanë rolin kryesor në traktin urinar. Ato bëjnë dy punë: heqin papastërtitë nga gjaku dhe prodhojnë urinën, që e nxjerrin jashtë. Nëse veshkat nuk do të punonin rregullisht, papastërtitë do të mbeteshin në trupin tonë e do qarkullonin me gjakun, duke na sëmurur.

Papastërtitë na vijnë nga proceset e trupit: tretja dhe metabolizmi. Në procesin e parë, trupi ndan ushqimin dhe lëngjet në elemente bazë dhe në procesin e dytë, trupi e kthen ushqimin në energji. Pasi trupi merr ato çfarë i nevojitet, në fund mbesin vetëm papastërtitë, që falë veshkave dalin jashtë.

Kur ne i japin doktorit urinën tonë për ta analizuar, ai mëson se çfarë papastërtish gjenden në trupin tonë. Gjithashtu, nëse pimë shumë ujë, urina e nxjerr jashtë. Ngjyra e saj ndryshon nga sasia e papastërtive në trup, si dhe nga ushqimet që konsumojmë.

 

Fakte të çmendura për urinën

Aroma e urinës?

Urina ndonjëherë mban një ere të keqe, e ndonjëherë ngjan me një lloje të caktuara ushqimesh. Asparagët janë një nga ato ushqime që i japin aromë urinës dhe vjen si pasojë e një aminoacidi që përmban ai, që quhet “asparagine”. Por ka raste kur era e keqe është shenjë se duhet të vizitohesh te doktori.

 

Kur na djeg kandili i detit

Dikur thuhej se, kur na djeg kandili i detit, mbi plagën duhet të hedhim urinë. Disa e morën aq seriozisht, saqë bën shumë studime. Bëhet fjalë për “Western Journal of Medicine” (revistë mjekësore) në ShBA, ku u publikua një artikull, që e hidhte poshtë këtë mit. Kura e saktë është përzierja e ujit me uthullën dhe me të spërkatet plaga. Sidoqoftë ende nuk njihet burimi i vërtetë i këtij miti.

 

Urina si ilaç

Disa njerëz mendojnë se urina është një lëndë magjike, e cila mund të shërojë shumë sëmundje, duke filluar nga tuberkulozi, HIV-i, malaria dhe kanceri. Kjo të paktën vjen nga Kongresi Botëror të Terapisë Urinare. Mirëpo të pish urinën tënde, mund të jetë goxha e dëmshme për organizmin, sepse brenda tij futen papastërti të dëmshme për trupin.

2,542 Lexime
8 vjet më parë