Student pasiv

Bursa 1.600 euro për studentët që nuk do të bëjnë asgjë

Nëse jeni një student dembel, atëherë ky është një lajm për ju. Universiteti i Arteve të Bukura në Hamburg po ofron deri në 1.600 euro për ata pjesëmarrës të cilët nuk do të bëjnë asgjë, pra ata do të angazhohen për pasivitet.

Një universitet gjerman po ofron diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e bursave universitare. Ideja e madhe qëndron në faktin që do të përzgjidhen vetëm tre aplikantë të cilët do të angazhohen seriozisht për të mos bërë asgjë.


Universiteti i Arteve të Bukura në Hamburg lajmëroi se për tre fituesit do të jap 1.600 euro për bursë dhe se aplikantët duhet të jenë vetëm nga shteti gjerman. 

Aplikantët do të duhet të bindin akademikët deri më 15 shtator që zona e tyre e zgjedhur e "pasivitetit aktiv" është veçanërisht mbresëlënëse ose e rëndësishme.


Formulari i aplikimit përbëhet nga vetëm katër pyetje: 

Çfarë nuk doni të bëni? 

Për sa kohë nuk doni ta bëni atë? 

Pse është e rëndësishme të mos e bëni këtë gjë në veçanti? 

Pse jeni personi i duhur për mos ta bërë atë?


"Bërja e asgjë nuk është shumë e lehtë", tha Friedrich von Borries, arkitekti dhe teoricieni i këtij projekti unik.  “Ne duam të përqendrohemi në mosveprimin aktiv. Nëse thoni që nuk do të lëvizni për një javë, atëherë është mbresëlënëse. Nëse propozoni që nuk do të lëvizni ose mendoni, kjo mund të jetë edhe më mirë". 

“Ideja që qëndron pas këtij projekti lindi nga një diskutim në lidhje me kundërshtimin në dukje të një shoqërie që promovon qëndrueshmërinë, ndërsa njëkohësisht vlerëson suksesin", tha Von Borries duke shtuar se "ky program i bursave nuk është shaka, por një eksperiment me qëllime serioze”. 


Bursari i universitetit do të japë këtë çmim vetëm pas dorëzimit të një "raporti përvoje" në mes të muajit janar 2021, megjithëse Von Borries tha se granti nuk varet nga ndikimi, dhe se ata që nuk arrijnë të zbatojnë premtimin e tyre të indolencës (përtacisë) nuk do të ndëshkohen.


Aplikantët janë të lirë të përcaktojnë kohëzgjatjen e mosveprimit të tyre. "Nëse aplikantët thonë se nuk do të flenë, atëherë ata mund ta bëjnë këtë vetëm për dy ditë", tha Von Borries. "Por nëse thonë që nuk do të bëjnë pazare, atëherë kjo është diçka që mund ta vazhdojnë për më gjatë".


Të gjitha aplikacionet do të jenë pjesë e një ekspozite të quajtur "Shkolla e Pavarësisë" - Drejt një Jete më të Mirë", që do të hapet në universitetin e Hamburgut në Nëntor. Ekspozita do “të ngrihet” rreth pyetjes: "Nga çfarë mund të përmbahem në mënyrë që jeta ime të ketë më pak pasoja negative në jetën e të tjerëve?".



Përshtati:N.Allkja Biçaku

Burimi: The Guardian 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,381 Lexime
3 vjet më parë