Miqësitë dhe rrethi shoqëror

Cili është plani më i mirë për takimin e parë?

Ka shumë variante argëtimi dhe vende ku mund të shkosh në takimin e parë. Kryesorja është të jesh i/e qartë se çfarë do, sa kohë ke në dispozicion; dëshiron të dalësh paradite apo pasdite; gjëra këto që përcaktojnë planin e takimit.

Pyetja e adoleshentit: Cili është plani më i mirë për takimin e parë me personin që të pëlqen?

Përgjigjen specialistët:

Nuk ka një plan të mirë apo një plan të keq të takimit të parë: gjithçka varet se si je ti, cilat janë shijet dhe dëshirat e tua, ashtu si edhe të personit tjetër. Nëse nuk e njeh shumë personin tjetër; mund të kesh çaste mëdyshjesh dhe të shfaqësh një lloj nervozizmi, por mos u shqetëso: duhet të veprosh i/e qetë, të ndihesh rehat dhe, mbi të gjitha të kënaqesh, sepse për ty ky është qëllimi.

Ka shumë variante argëtimi dhe vende ku mund të shkosh në takimin e parë. Kryesorja është të jesh i/e qartë se çfarë do, sa kohë ke në dispozicion; dëshiron të dalësh paradite apo pasdite; gjëra këto që përcaktojnë planin e takimit.

Përgatit buzëqeshjen tënde më të mirë, zgjidh rrobat më të përshtatshme dhe lëri nervat në shtëpi! Dhe... paç fat!

Nëse ke pak kohë

... apo pëlqen një takim të shkurtër gjatë ditës, mund të zgjedhësh këto variante:

  • Shkoni në vende publike dhe pini një pije freskuese, gjë që nxit bashkëbisedimin për t’u njohur më mirë me personin tjetër.
  • Shëtitja në ajër të pastër bën të mundur krijimin e një situate të shtendosur dhe më të relaksuar për të dy.

Nëse ke më shumë kohë...

... apo kërkesat e tua janë më të mëdha, mund të zgjedhësh këto variante:

  • Nëse ju pëlqejnë aventurat apo sporti, mund të bëni plan që gjatë paradites të shkoni në ndonjë ekskursion në mal, piknik në fushë apo të ushtroni sporte në ajër të pastër.
  • Nata të jep më shumë intimitet dhe afërsi, si për takim të parë. Mund të shkoni në teatër, të shkoni për të kërcyer apo për të ngrënë në një vend të këndshëm.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

1,875 Lexime
7 vjet më parë