EKSPERIMENT

Demonstrimi i presionit atmosferik

Në këtë demonstrim, tregohet veprimi i presionit atmosferik mbi faqet e jashtme të kanaçes që ka si rezultat deformimin e menjëhershëm të saj. Kjo video e përgatitur nga profesori Neshat Hyka i vjen në ndihmë mësuesve të shkencave,

Nga Neshat Hyka


Në këtë demonstrim, tregohet veprimi i presionit atmosferik mbi faqet e jashtme të kanoçes që ka si rezultat deformimin e menjëhershëm të saj. Presioni atomsferik brenda kanoçes pothuajse nuk ekziston përderisa avujt e e ujit brenda saj në kontakt me ujin e ftohtë të enës së madhe kondensohen dhe kthehen në ujë, në gjendje të lëngët. Presioni i jashtëm atmoferik vepron mbi të gjithë sipërfaqen e jashtme të kanoçes dhe e shtyp atë në sekond.


Kjo video e përgatitur nga profesori Neshat Hyka i vjen në ndihmë mësuesve të shkencave, të cilët japin mësim në klasat e gjashta dhe të shtata.


Demonstrimi i Presionit Atmosferik- Shtypja e Kanaçes së Pijeve Freskuese


Shtypja ose deformimi i kanaçes prej alumini i pijeve të ndryshme, demonstron disa koncepte shkencore të cilat nxënësit marrin në klasat e ulëta. Këto koncepte përmblidhen në mënyrë të shkurtuar si më poshtë:


1. Teoria thërrmijore (partikulare) të lendes. Sipas kësaj teorie lënda është e përbëre nga pjeseëza (atome, molekula) të vogla që tërheqin njëra-tjeteren. Kur këto forca tërheqëse janë të forta, i mbajnë këto pjesëza ngjitur me njëra-tjetrën dhe kështu formohen trupat e ngurtë me një formë të përcaktuar, fikse. Kur trupat janë në gjendje të lëngët forcat tërheqëse midis pjesëzave nuk janë aq të forta sa në trupat e ngurtë. Pjesëzat e një substance në gjendje të lëngët, janë afër njëra-tjetrës, por jo aq afër sa në trupat e ngurtë. Këto pjesëza rrëshqasin përkundrejt njëra-tjetrës. Nëqoftëse i nxehim lëngjet, këto pjesëza shkëputen nga njëra-tjetra dhe substanca e lëngët kthehet në gjendje të gaztë. Në gjendje të gaztë, pjesëzat janë larg njëra-tjetrës dhe forcat tërheqëse midis pjesëzave janë akoma më të dobta.


2. Ndryshimin e gjendjes fizike të substancave, në këtë rast kalimin e ujit nga gjendja e lëngët në gjendje të gaztë- kondensimin. Uji është lëng nën 100 gradë celcius dhe bëhet gaz (avull uji) mbi 100 gradë celcius. Avujt e ujit takojnë një sipërfaqe të ftohtë dhe kthehen në gjendje të lëngët përsëri.


3. Një volum uji zgjerohet afërsisht 600 herë kur vlon mbi 100 gradë celcius.


Procedura e demonstrimit.

 Etapa e parë: Parashiko

Mësuesi u kërkon nxënësve të bëjnë një parashikim se çfarë do të ndodhë me kanaçen.


Etapa e dytë: Demonstrimi nga mësuesi

 Nxënësit vëzhgojnë me vëmendje ndërsa mësuesi demonstron.

Materialet: një kanaçe koka kole bosh, rreth 50 ml ujë i ftohtë, mashë, doreza, një furnellë elektrike ose gazi, një enë e madhe qelqi.

1. Mbush enën e qelqit deri në buzë me ujë të ftohtë. Nëse është e mundur përdor ujë të ftohtë nga  frigoriferi.

2. Shto rreth 50 ml ujë në kanaçe sa të mbuloje fundin e saj.

3. Vendose kanaçen mbi furnellë dhe prit sa uji të vlojë dhe avujt e e ujit të dalin nga kanoçja.

4. Duke përdorur mashën, kape kanaçen dhe ktheje përmbys me shpejtësi dhe zhyte në enën me ujë të ftohtë.


Etapa e tretë: Shpjegimi

Kërko nga nxënësit të shpjegojnë pse ndodh deformimi i kanaçes. Shpjego dukurinë duke përmbledhur si më poshtë:

Kanoçja me pak ujë në fund ka mbi sipërfaqen e ujit ajër. Është ajri që ndodhet kudo rreth nesh, por nuk duket me sy. Gjatë nxehjes uji kalon nga gjendja e lëngët në gjendje avulli, dhe avulli e shtyn ajrin jashtë kanaçes. Kur ne e kthejmë me shpejtësi me fund lart kanaçen në enën me ujë të ftohtë, avulli i ujit brenda kanaçes në kontakt me ujin e ftohtë, kondensohet dhe kthehet në gjendje të lëngët, pra ujë. Duke u kthyer avulli në ujë, hapësira e kanaçes ështe pothuajse bosh dhe nuk ka presion mbi faqet e brendshme të kanaçes. Presioni atmosferik i ushtruar nga jashtë kançes e deformon atë në sekond.

(Neshat Hyka; Portali Shkollor)

3,902 Lexime
4 vjet më parë