Tekst

Dialogu imagjinar mes librit dhe celularit që duhet të realizohet në çdo shkollë

Irida Xhura mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në një shkollë private në Tiranë ka përgatitur një material, i cili mund t’i vijë në ndihmë kolegëve të saj të së njëjtës fushë, për të realizuar aktivitete artistike që sjellin në vëmendje dashurinë për librin dhe rëndësinë e të lexuarit.

“Duke ndjerë mangësi në gjetjen e burimeve të gatshme, u ula dhe shkrova tekstin e mëposhtëm i cili paraqet një dialog imagjinar mes Librit dhe Celularit, si dy frymorë që ballafaqohen për të përcjellë te nxënësit, përmes humorit, mesazhin edukativ themelor: Libri është burim i dijes, por edhe i kënaqësisë.  Synohet që teksti t’u vijë në ndihmë mësuesve për të realizuar shfaqje teatrale, në veçanti në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Skenë e përshtatshme është biblioteka e shkollës. Teksti nuk është i ndarë në akte dhe në skena, nuk ka pauza ndërmjet, ligjërimi rrjedh pa ndërprerje dhe është pranë botës fëmijërore”, nga autorja e këtij materiali shumë të dobishëm Irida Xhura, mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në një shkollë private në Tiranë.



Më poshtë gjeni materialin në PDF (lehtësisht i aksesueshëm për t’u shkarkuar) 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,000 Lexime
1 vit më parë