Konventa për fëmijët

Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, 20 nëntori i ndërgjegjësimit universal për të vegjëlit tanë

Qëllimi i shënimit të Ditës Botërore të fëmijëve është të kthejë vëmendjen e publikut të gjerë tek detyrimet që një shoqëri i ka ndaj fëmijëve, si dhe tek problemet më të rëndësishme të cilat përballen fëmijët.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1954 e shënoi 20 nëntorin si Ditën Botërore të fëmijëve, që ka për qëllim të sigurojë mirëqenie për të gjithë fëmijët në botë dhe t’i rikujtojë të rriturit se fëmijët, si anëtarë të barabartë të çdo shoqërie, kanë të drejtat e tyre dhe ato duhet të respektohen.


Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1959 e miratoi Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve. 


Të gjitha vendet anëtare të cilat e kanë miratuar Konventën për të drejtat e fëmijëve, sipas nenit  19 të Konventës për të drejtat e fëmijëve morën obligimin për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore për t’i mbrojtur fëmijët nga çfarëdo lloj forme të dhunës psikike, lëndimeve apo keqtrajtimeve, neglizhencës ose pakujdesisë, eksploatimeve, si dhe keqpërdorimit seksual.


Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.


Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.


Fëmijët janë një grup shoqëror mjaft i ndjeshëm, që lehtë mund të ekspozohet ndaj keqtrajtimit dhe dhunës, prandaj paraqitet nevoja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët për çdo ditë janë të ekspozuar ndaj dhunës, eksploatimit, viktimizimit nga të rriturit, por edhe ndaj urisë, sëmundjeve dhe mungesës së kushteve socio-ekonomike për një jetë të shëndetshme dhe aktive në vendet e varfra ose vendet në zhvillim. Problem shtesë për fëmijët është qasja në edukim,  shfrytëzimi i punës së fëmijëve për të lypur, punë në fabrikë dhe si pjesë e industrisë jolegale seksuale. Një nga problemet më të mëdha me të cilin po përballet bota është tregtia ilegale me fëmijë dhe organe, që është më prezente në mjediset ku fëmijët nuk kanë kushte për marrjen e dokumenteve personale.


Qëllimi i shënimit të Ditës Botërore të fëmijëve është të kthejë vëmendjen e publikut të gjerë tek detyrimet që një shoqëri i ka ndaj fëmijëve, si dhe tek problemet më të rëndësishme të cilat përballen fëmijët.




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

9,526 Lexime
3 vjet më parë