Ditar, "Burimet dhe përdorimi i tyre"
Materiali është përgatitur mësuesja Donika Lici. Tema e mësimit "Burimet dhe përdorimi i tyre", pjesë e programit mësimor të klasës së shtatë në lëndën e gjeografisë. Shikoni ditarin dhe mënyrën se si është ndërtuar.
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi
Lënda: Gjeografi
Shkalla: III
Klasa: VII
Mësuese: Donika Lici
Data:_____________________
Tema mësimore: Burimet dhe përdorimi i tyre
Punë praktike 2.8
Tema: Burimet në vendbanimin tim dhe përdorimi i tyre
Situatë e të nxënit: Ju pini çdo ditë në shtëpi apo lokale ujë të amballazhuar. Nga vijnë ato? Shembuj të tyre.(Qafshtama, Trebeshina, etj)
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi/sja:
• Dallon veçoritë e burimeve
• Vlerëson përdorimin e burimeve
• Diskuton për llojin dhe përdorimin e burimeve në zonën tonë.
• Hulumton dhe grumbullon informacione mbi veçoritë e burimeve të vendit tonë;
• Përgatit dhe prezanton fletëpalosje ose albume, që evidentojnë veçoritë e këtyre buri meve dhe rëndësinë e përdorimit të tyre.
Fjalë kyçe: burime të ftohta, burime të ngrohta
Burimet: Teksti mësimor, Hartë e botës, Atlas
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, shkenca të natyrës, etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria 1: - Kontrollohen detyrat e shtëpisë ku nxënësit paraqesin rëndësinë e Liqenit të Tiranës për të gjithë banorët.
Bëhet kontrolli frontal i nxënësve për njohuritë që kanë mbi liqenet, llojet e tyre, rëndësinë që kanë. punojmë në hartë për gjetjen e disa prej tyre.
Kalohet në temën e re të mësimit
PNP: Rrjeti i diskutimit / Tabela e koncepteve/ Punë me tekstin
Parashikim: Rrjeti i diskutimit
Përshkruajmë figurën e paraqitur në tekst. Bazuar në idenë që përcjell ajo dhe në informacionet që kemi, evidentojmë së bashku disa prej burimeve ujore që ndodhen në Shqipëri ose pranë vendbanimit tonë. A e dini se ç’lloj burimesh janë? Si janë formuar?
Ndërtim njohurish: Tabela e koncepteve
Ftohen nxënësit të lexojnë tekstin dhe të realizojmë së bashku një tabelë konceptesh në dërrasën e zezë.
Formohen përgjatë thyerjeve tektonike, çarjeve karstike, përgjatë luginave lumore.
Ujëra nëntokësore që dalin në mënyrë natyrale në sipërfaqe.
Ndryshojnë nga nj-tj nga temp. kripërat minerale, dhe gazet e tretura në to.
Mund të jenë të ftohta: temp. e tyre më e vogël se ajrit përreth.
BURIMET
Rëndësi të madhe: përdoret si ujë i pijshëm. Kripërat e tyre kurojnë disa sëmundje
Të ngrohta, termale: temp e tyre më e madhe se 200. Llixhat në Elbasan, Peshkopi, Përmet,etj. Të nxehta, gejzere: dalin me force pranë vendeve vullkanike në interval të caktuara kohore Një pjesë e ujërave amballazhohet e tregtohet. Shembuj.
PËRFORCIM: Punë me tekstin
Punojnë në klasë ushtrimet e rubrikës “Radha jote” fq. 73
Veprimtaria 2: - Përforcimit të njohurive i shërben dhe Puna praktike
Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.
Mjetet e punës: Harta fiziko-gjeog. e Shqipërisë, laps/stilolaps, lapsa me ngjyra/lapustila, fletë formati A-4, fletëpalosje, foto, ujë të ambalazhuar.
Metodologjia që do të përdoret: Punë individuale dhe në grupe.
Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:
• Identifikoni burimet në hartën e Shqipërisë.
• Me informacionet e nxjerra nga interneti identifikoni veçoritë e këtyre burimeve.
• Ku qëndron rëndësia e tyre?
• Përgatitni dhe prezantoni fletëpalosje ose albume, që evidentojnë veçoritë e këtyre burimeve, rëndësinë e përdorimit si edhe vlerat e tyre.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për detyrat e shtëpisë, përgjigjet e pyetjeve gjatë kontrollit frontal, punën në hrtë,realizimin e Punës Praktike, bashkëpunimin, rezultatet, përfundimet duke i motivuar
Detyrë: Në një fletë formati përshkruani një ujë të amballazhuar që përdorni në famillje. Pse ju pëlqen ai? Çfarë vlerësoni tek ky ujë?
(Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Teste vlerësimi për klasën e parë
Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare