"Tri lëndë në gjashtë orë"

Ditar, gjuha shqipe III

Ditari mësimor për lëndën gjuha shqipe III është hartuar nga mësuesja Majlinda Alillari. Materiali është përgatitur në përputhje me nismën e re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Tri lëndë na gjashtë orë”.

Model: PLANIFIKIMI DITOR 

Mësuese: Majlinda Alillari

Shkolla 9-vjeçare "Kozma Basho", Pogradec

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: II

Klasa: III

Situata e të nxënit:  Diskutim rreth emrit, cilësive të tij.

Temat mësimore: 

Ora e parë: Emri

Ora e dytë: Emri

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi në fund të këtyre 2 orëve mësimore:

a) Liston veçoritë e emrit, duke i shoqëruar me shembuj

b) Grupon emrat e dhënë sipas llojit, në emra që tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende dhe dukuri natyrore.

c) Plotëson grupet e dhëna të fjalëve me emra të tjerë.

d) Identifikon lloje të ndryshme emrash  tek fjalitë e dhëna.

e) Përmbledh njohuritë e mësuara për emrin në një grafik organizues

f) Formon fjali me emra që tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende, etj. 

Fjalët kyçe:  emri, njerëz, kafshë, sende, vende, objekte, kohë, dukuri natyrore, ndjenja dhe mendime. 

Burimet materiale: libri i nxënësit faqe 126-127, e-book ( libri elektronik), fisha me grupe emrash, tekst i shkurtër me titull ” Muzikantët e Bremenit”

Metodologjia: Stuhi mendimesh, organizues grafik, përvijim i të menduarit, shkrim i lirë, pesëvargësh, punë në çift

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Lexim      

                                             

Zhvillimi i orës mësimore

Parashikimi i njohurive: Situata e të nxënit:  (15 minuta)

Nxënësit punojnë të pavarur në fishën individuale: 

1- Plotëso çfarë di për emrin:

Pasi nxënësit punojnë të pavarur në fletë, përmblidhen njohuritë në tabelën e zezë, me anë të një diagrami. Ndërkohë në tabelë jepen dhe shembuj nga vetë nxënësit për çdo lloj emri të përmendur, p.sh:

Ndërtimi i njohurive: Shkrim i lirë + diskutim 30’

Nxënësit hapin librat në faqen 126 dhe lexojnë   të pavarur tekstin e dhënë ” Muzikantët e Bremenit”.

Lexohen fjalët me ngjyrë të kuqe. 

- Çfarë kanë të përbashkët këto fjalë?   ( Janë emra…)

- Ndajini emrat e dhënë me të kuqe në grupe, sipas llojit. Shtoni dhe të tjera.

Pasi nxënësit plotësojnë të pavarur në libër, paraqesin  në tabelë emrat që shtuan vetë. 

Dëgjojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin. 


Punë e pavarur në libër: 

Ushtrimi 1:  Vendosi emrat e dhënë në grupin e duhur

Ushtrimi 2:  Shkruaj emrin që tregon fjala.  

Ushtrimi 3:  Ngjyros me ngjyrat që kanë kutitë 


Diskutim i dy ushtrimeve të para. Përsa i përket ushtrimit të tretë, nxënësit mund të shkëmbejnë librat me njëri-tjetrin dhe të kontrollojnë saktësinë e njeri-tjetrit në lidhje me ngjyrosjen e kutive sipas llojit të fjalëve që tregojnë. 

Pas kësaj pune, nxënësit çlodhen për 5 minuta. 

Përvijim i të menduarit: Udhëzohen nxënësit të nxjerrin fletoren e koncepteve dhe të përmbledhin njohuritë që kishin për emrin, por edhe ato që morën sot me një organizues grafik.


Diskutohet

Punë e pavarur: Shkruaj në tabelë fjalitë:  


Ela bleu lule për mamin. Lulet i vendosi në një vazo me ujë. Lumturia e mamit ishte shumë e madhe. Ajo zgjati gjithë ditën


Analizoni emrat me të zezë. (Nxënësit përcaktojnë nëse është i përveçëm apo i përgjithshëm, gjininë, numrin, çfarë tregon.) Kjo detyrë punohet në mënyrë të pavarur. Më pas nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin në lidhje me analizën e emrave të mësipërm. 


Përforcimi:  Lojë në formë pyetjesh enigmë ( 10’ e fundit ).

Nxënësit mendojnë një emër. Shokët duhet të gjejnë me jo më shumë se 5 pyetje se çfarë lloj emri kanë menduar. 


Detyrë shtëpie:   

• Krijo 3 fjali ku të përdorësh emra të ndryshëm

• Ushtrimet e fletores së punës. 


Vlerësoj nxënësit për idetë e dhëna gjatë diskutimit për njohuritë që kishin për emrin, për punën e pavarur, si edhe për përmbledhjen e njohurive në organizuesin grafik.

(Portali Shkollor)

20,264 Lexime
6 vjet më parë