"Tri lëndë në gjashtë orë"

Ditar, lënda histori VI

Kjo orë model në lëndën e historisë VI është përgatitur nga mësuesja Shpresa Shimaj. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Planifikimi i orës mësimore 

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Histori

Shkalla: III

Klasa: VI A+B

Tema mësimore: 

1- Feudalizmi si një sistem i ri. Tiparet themelore.

2 - Ekonomia feudale.

Fjalët kyçe: feud, feudalizëm, hierarki, kodi kalorësiak, bujkrobër, çiflig, ekonomi vetfurnizuese.


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës sipas temës mësimore:

• Identifikon feudalizmin si një sistem të ri ekonomik në mesjete.

• Përcakton strukturën e shoqërisë feudale.

• Dallon ndryshimet e këtij sistemi në jetën ekonomike dhe shoqërore.


Shpjegon detyrimet e bujkrobërve.

Situata e të nxënit: Supozoni se ju jeni një bujk qe punoni vazhdimisht tek një pronar. Çfarë detyrimesh keni ju ndaj pronarit? A do te pranonit te ishit vazhdimisht në varësinë e pronarit? Si mund ta fitonit lirinë?

Thoni dallimet midis fshatit e qytetit?

Burimet: Teksti, interneti, fletore shënimesh ,etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi, Qytetari. TIK, Art pamor.


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Struktura e mësimit

Fazat Strategjitë Veprimtaritë Organizimi
Parashikimi: Stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Gjithë klasa
Ndërtimi i njohurive: Harta e konceptit Paraqitja grafike e informacionit Punë në grupe
Përforcimi: Pesëvargëshi/loje me role Nxitja e veprimtarisë krijuese Punë individuale/punë në grup

Përforcimi: Pesëvargëshi / lojë me role

Nxitja e veprimtarisë krijuese: Pune individuale / punë në grup

Në tabelë janë vendosur foto të ndryshme si: mbreti, priftërinj, kalores, feudal, bujkrob, skllav etj. ose me video-projektor.


ORA I:                             

Hapi i parë: Parashikimi - Stuhi mendimesh. (10 minuta)

Shkruhet në tabelë fjala Feudalizëm, Fshat, Qytet dhe pyeten nxënësit se çfarë dinë për ta: 

Mblidhen mendimet e nxënësve dhe bëhet plotësimi i saj... 

Hapi i dytë: Ndërtimi i njohurive - Harta e konceptit nr.1  (17 minuta)

Ndahet klasa ne grupe sipas rreshtave dhe secili nxënës lexon temën e re ne mënyrë të pavarur dhe nënvizojnë pjesët kryesore. Pyetjet sipas grupeve janë:

Grupi i parë: Cili ishte funksioni i kështjellave feudale?   

Grupi i dytë: Si është e organizuar marrëdhënia hierarkike dhe  marrëdhënia e vasalitetit?  Grupi i tretë: Çfarë përfaqësonte bujkrobëria?


Harta e konceptit plotësohet me ndihmën e nxënësve.

Dhe bëhet shpjegimi bashkë me nxënësit i secilit prej koncepteve të reja.

Nxënësit plotësojnë strukturën e hierarkisë feudale në fletoren e shënimeve.

Ndërkohë një nxënës në tabelë vendos figurat sipas hierarkisë feudale.


Hierarkia e shtresave

- Udhëzohen nxënësit të përdorin informacionin e marrë nga teksti për të ndërtuar hartën e konceptit nr.2.(18 minuta)

Njihen nxënësit me konceptin ekonomi feudale.                          

                                ← tokë

                               ← kopshte

Ekonomi feudale  ← zejtari

                            ← kultura bujqësore

Së bashku me nxënësit shpjegohet çdo koncept i ri.

S’përfaqëson çifligu feudal?

• Ç’dimë për detyrimet e fshatarëve bujkrobër?

• Ç’kuptoni me ekonomi të mbyllur?


                                                                 Ekonomia
Feudale
Organizimi i çifligut Marrëdhëniet ekonomike
Domeni – Toka e lordëve Ngastra e tokës se bujkrobërve Pasuritë natyrore dhe objektet materiale Prone ishte edhe kisha Baza – Toka Fshataret – bujkrobër – detyrime Pune angari – detyrim ne natyre Tatime për shfrytëzimin e mullirit, furrës dhe punishteve blegtorale

ORA II:   

Hapi i tretë: Përforcimi -Pesëvargëshi/loje me role etj. (40 minuta)                    

Klasa ndahet ne grupe, ku secilit grup iu caktohen detyrat.

Hedhja bëhet me short.

Grupi I: Shkruani një pesëvargësh ne lidhje me Feudalizmin dhe ekonominë feudale.(ndërtojnë skemat)

Grupi II: Vizatoni hierarkinë e shtresave dhe komentojeni atë.

Grupi III: Loje me role. Bashkëbisedim midis një Lordi dhe Bujkrobi dhe detyrimet e tij

Grupi IV: Përshkrim dhe vizatim i kështjellave e qyteteve mesjetare

Grupi V: Vizatoni një çiflig dhe komentojeni atë dhe me anë të skemës.

Vlerësimi: (5 minuta)

                  Diskutim

                  Hulumtimi i materialit

                  Aktivizimi i nxënësve

                  Puna me skemat. 

Detyrat në shtëpi: Cili është kuptimi i ekonomisë “së mbyllur” dhe “vetëfurnizuese”.

(Mësuesja e lëndës: Shpresa Shimaj, shkolla “Gjon Ndoci”; Portali Shkollor)

11,875 Lexime
6 vjet më parë