Ditari i një ore mësimi, lënda qytetari, klasa e X-C
Kjo orë mësimi u realizua nga mësuesja e qytetarisë në shkollën “Sandër Prosi”, Eljana Brahja me nxënësit e klasës së X-C ku të pranishëm ishin prindërit dhe kolegët.
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi
Lënda: Qytetari
Shkalla: 5
Klasa: X
Tema mësimore: Rreziqet për planetin
Situata e të nxënit:
Në Shqipëri ka rreth 7233 specie bimore. Rreth 32% e florës europiane rritet në vendin tonë…….( Fq. 94. teksti i nxënësit)
- A keni dëgjuar të flitet për shkatërrimin e florës?
- Tregoni disa nga problemet e shfaqura në këtë drejtim.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit. Shpjegon qartë me gojë ose me forma të tjera kuptimin e termave të përdorura.
2. Kompetenca e të menduarit. Parashtron argumente pro ose kundër për një problem të caktuar.
3. Kompetenca për jetën. Diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit dhe propozon masat që duhen marrë për parandalimin e tyre.
4. Kompetenca qytetare. Tregon vetëbesim në rekomandimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit.
5. Kompetenca digjitale. Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
-Dallon rreziqet që kërcënojnë planetin.
-Vlerëson pasojat që shkakton zhvillimi i teknologjisë te njerëzit.
-Parashtron argumente në të mirë të mbrojtjes së mjedisit.
Fjalë kyç:
Katastrofë planetare
Shpyllëzim
Acidifikim i oqeaneve
Efekti serrë
Burimet
Teksti i nxënësit
Postera
Fletëpalosje
Prezantime Poëer-Point
Mjete audiovizuale
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjeografi
Biologji
Sociologji
Teknologji
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
⦁ P-Parashikim- Harta e koncepteve
⦁ N-Ndërtim i njohurive- Grupi ekspertëve
⦁ P-Përforëcim- Imagjinatë e drejtuar
Organizimi i orës së mësimit
• Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Harta e koncepteve)
Mësuesja diskuton sëbashku me nxënësit termat e mëposhtme:
⦁ Nxënësit ndahen në dy grupe dhe krijohet pema e të drejtave dhe përgjegjësive të njeriut.
⦁ Ndërtimi i njohurive të reja (Grupi ekspertëve)
-Diskutohet materiali i përgatitur në poëer point. (Nxënësit sjellin impaktin që u krijojnë fotot e paraqituara).
- Klasa organizohet në 5-6 grupe ekspertësh. Secili prej nxënësve pozicionohet në njërin grup dhe mbron mendimin e tij nëpërmjet forcës së argumentit. Grupet diskutojnë rreth çështjeve si më poshtë.
- Ekspertët 1- Problemet e mjedisit. (Zgjedhin një nga problemet e mjedisit dhe evidentojnë pasojat).
- Ekspertët 2- Ofrojnë rekomandimet për evitimin e problemit të përzgjedhur nga ekspertët 1.
Grupet zgjedhin nga një lider, i cili referon punën e anëtarëve të tjerë të grupit. Secili prej grupeve pasqyron informacionin e tij nëpërmjet një posteri nëse është e mundur. Përfundimet diskutohen sëbashku me mësuesin i cili bën plotësimet me njohuri të tjera nëse është e nevojshme.
Mësuesi diskuton me nxënësit.
⦁ Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Imagjinatë e drejtuar)
Sikur të ishit, Uji, Ajri, Toka, me çfarë fjalësh do t’i drejtoheshit njerëzimit?
Vlerësimi
Për vlerësimin e nxënësve përdoret vlerësimi i vazhdueshëm.
Detyrat dhe puna e pavarur
Cilat janë rreziqet që i kanosen mjedisit në zonën ku ju jetoni? Çfarë mendoni se duhet bërë për t'i shmangur ato?
Shkarkoni ditarin e kësaj ore mësimi duke klikuar këtu
ELJANA BRAHJA, mësuese e lëndës së qytetarisë në gjimnazin “Sandër Prosi”
(Portali Shkollor)
Program kopshti për Festat e 28-29 Nëntorit
Rregullorja e shkollës
Tremujori i dytë, teste për të gjitha lëndët, Klasa I-IV