Përgatitja e mësuesit

Ditari, shënimet, dosjet, portofoli...

Reflektimi për mësimdhënie përmes përdorimit të ditarëve të shkollës, shënimeve ose portofoleve mund të jetë një metodë ideale për vetëvlerësimin dhe një bazë e mirë për të filluar diskutimet didaktike dhe pedagogjike.

Ditaret e shkollës

Zakonisht, një ditar ndërtohet në një mënyrë të tillë që lejon një lloj dialogu (me një koleg, mësues shkolle ose nga një shkollë tjetër etj). Në një ditar shkolle, mësuesi shkruan për përvojat e tij ose të saj, në një farë mënyrë si ditaret personale, duke shprehur edhe interpretimet personale dhe ndjenjat për një mësim ose sjellje të caktuar ose mënyrat e bashkëveprimit që ka ndërmarrë. Një ditar lë hapësirë për vërejtjet personale dhe është i hapur për vërejtjet e një personi tjetër. Akti i futjes në dialog me dikë tjetër dhe leximi i vërejtjeve, interpretimeve dhe mendimeve për diçka që dikush e ka menduar më parë,  krijon një nivel të lartë të reflektimit rreth proceseve të mësimdhënies dhe të mësuarit dhe ofron hapësirë të mëtejshme për diskutim. Për reflektimin për  mësimet e EQD/EDNJ është e rekomandueshme që mësuesit e kolegët e shkollës  të jenë të familjarizuar me EQD/EDNJ.


Shënimet

Një libër shënimesh është një përshkrim i një procesi pa ndonjë koment ose vërejtje personale. Në një bllok shënimesh paraqiten fakte të pastra të cilat mund të lexohet përsëri nga mësuesi dhe të munden të krijojnë kësisoj një shkallë reflektimi. Nga ky këndvështrim, një bllok shënimesh mund të krahasohet me një ditar ose libër ditari shkolle pa elementet e interpretimit dialogut personal. Përdorimi i shënimeve bën sens kur mësuesi i kthehet atyre relativisht brenda një kohe të shkurtër. Meqenëse një bllok shënimesh nuk përfshin ndonjë lloj vërejtjeje ose interpretimi të bëhet paksa i vështirë për të rikujtuar element të veçantë të mësimit që kanë ndodhur para një kohe të gjatë.


Dosjet

Një dosje për mësuesin është një koleksion i materialeve që janë krijuar dhe vendosur së bashku nga mësuesi. Ato kanë për qëllim të tregojnë pikat e forta të mësimeve në EQD/EDNJ, si dhe fusha e  identifikuara për zhvillimin e mëtejshëm. Një dosje është menduar të jetë një instrument që tregon kompetencat e një mësuesi në një fushë të caktuar. Në trajnimin modern të mësimdhënësve, portofolet e trajnimit janë bërë një instrument i përbashkët për kualifikim. Në një kuptim të dytë, një portofol është edhe një instrument reflektimi. Ai ofron hapësirë për kritika dhe për identifikimin dhe  vlerësimin e ndikimit të mësimeve, metodave, ndërveprimit me nxënësit etj. Elementet që mund të përfshihen në një dosje janë:

  • biografi e shkurtër e mësuesit;
  • përshkrim i klasës;
  • mësimet e përzgjedhura (fletë pune, materialet e nxënësve);
  • vlerësimet e produkteve të nxënësve;
  • rezultatet e testimit (nëse ka ndonjë);
  • deklaratë personale për filozofinë e mësuesit në mësimdhënien e EQD/EDNJ;
  • produkte të tilla, si video ose fotografi nga mësime të veçanta të EQD/EDNJ;
  • mendime nga bashkë kolegë të cilët kanë vëzhguar mësime në orët e EQD/EDNJ;
  • dokumentacioni i projektit, nëse mësuesi ka kryer ndonjë në lidhje me EQD/EDNJ.

33,843 Lexime
6 vjet më parë