Orë model

“Dje, sot, nesër”, gjuha shqipe II

“Dje, sot, nesër” është tema mësimore e lëndës së gjuhës shqipe të klasës së dytë. Planifikimi i orës së mësimit u realizua nga mësuesja e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” Reda Zela.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi 

Lënda: Gjuha shqipe 

Shkalla: I 

Klasa: II

Mësuese: Reda Zela

Tema mësimore:

Dje, sot, nesër (2 orë mësimore) 

Situata e të nxënit: Vendosja e foljeve në kohë të ndryshme.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

  • dallon kohën e kryerjes së një veprimi, nisur nga koncepti kohë: dje-sot-nesër;
  • bën lidhjen e veprimit me kohën kur ai kryhet;
  • përcakton kohën e foljeve në fjali;
  • ndërton fjali me foljen në kohën e kërkuar sipas konceptit kohë: dje-sot-nesër;
  • vlerëson punën e të tjerëve;
  • bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre;

Fjalët kyç: veprimi, folja, kryhet, kohë të ndryshme, dje, nesër, sot


Burimet dhe materialet didaktike:

• njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit

• teksti mësimor

• mjete shkrimi

• fisha me konceptet kohë: dje-sot-nesër

Lidhja me fushat e tjera: Artet, Shoqëria dhe mjedisi Lidhja me temat ndërkurrikulare -Të drejtat e njeriut -Mjedisi -Bashkëjetesa paqësore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Përvijim i të menduarit, Diskutim, Bisedë,

Punë në çift, Punë individuale, Lexo-plotëso, Vëzhgo-komento, Punë me gjithë klasën

Organizimi i orës së mësimit

Kontrolli dhe leximi i detyrave të shtëpisë, diskutohet zgjidhja e detyrës nga disa nxënës.

Veprimtaria e parë:Përvijim i të menduarit

Ftoj nxënësit të rikujtojnë se çfarë tregon emri, mbiemri dhe folja.Ndalem tek folja.

Folja: 

1- Tregon një veprim që kryhet

2- Gjendet me pyetjen: Ç’farë bën?....

I nxis nxënësit të krijojnë fjali të ndryshme.Nxënësit dallojnë, ngjyrosin dhe nënvizojnë foljet.


Veprimtaria e dytë: Diskutim, Bisedë, Punë me gjithë klasën

U paraqes nxënësve foto të ndryshme nga tre mësimete fundit të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe

Kërkoj nga nxënësit të ndërtojnë fjali rreth figurave të paraqitura, të nxitur edhe nga pyetjet e drejtuara. P.sh

Çfarë mësuam dje? Dje mësuam mësimin “Mëngjesi në fshat”.

Kur ka ndodhur veprimi në figurën e parë? Dje, më parë. Pra është në kohën e shkuar.

Çfarë po mësojmë sot? Sot po mësojmë mësimin “Dje, sot, nesër.”

Kur po ndodh veprimi në figurën e dytë? Sot, tani. Pra është në kohën e tashme.

Çfarë do të mësojmë nesër? Nesër do të mësojmë mësimin “Të duam natyrën.”

Kur do të ndodh veprimi në figurën e tretë? Nesër, më pas. Pra është në kohën e ardhme. Shkruaj fjalitë në tabelë. Veçohet folja nga nxënësit(ngjyroset ose qarkohet). I nxis nxënësit të dallojnë se çfarë ndodh me të njëjtën folje në të tria rastet.

Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se folja ka ndryshuar , sepse veprimi kryhet në kohë të ndryshme dhe se format e foljeve ndryshojnë sipas kohës kur kryhet veprimi.

Lidhen foljet me treguesin kohor (dje,sot,nesër).Punohet me etiketa.

Veprimtaria e tretë:Vëzhgo-Komento

I ftoj nxënësit të vëzhgojnë dhe të komentojnë figurat e dhëna në tekst.Lexohen fjalitë e dhëna dhe rregulli Mbaj mend.

Veprimtaria e katërt: Punë individuale, Punë me gjithë klasën, Diskutim

I orientoj nxënësit në plotësimin e ushtrimeve.


Ushtrimi 1

Në këtë ushtrim nxënësit lidhin me vijë veprimin me kohën kur është kryer dhe ngjyrosin foljet si modeli.


Ushtrimi 2

Edhe në këtë ushtrim nxënësit punojnë individualisht për të shënuar me shenjën përkatëse kohën kur kryhet veprimi në tabelë.


Fjalitë Dje Sot Nesër
Arditi do të luajë me skuadrën e shkollës.       +
Anisa recitoi në festën e 1-Qershorit.   +    
Jonida po vizaton një shtëpi të bukur.     +  


Ushtrimi 3

Punë individuale.Në këtë ushtrim nxënësit shkruajnë foljen sipas kohës kur kryhet veprimi. 


Fjalitë Dje   Sot Nesër  
Ana (vizaton)       një lule.  
Denisi (luan)       në piano.  
Gëzimi (shëtit)        në park.  


Ushtrimi 4

Nxënësit punojnë individualisht për të plotësuar tabelën duke shkruar fjalitë me folje në kohën e duhur.


Diskutohen zgjidhjet e ushtrimeve nga ku nxënësit vlerësojnë veten dhe shokun.

Veprimtaria e pestë: Punë në dyshe.

Nxënësit i ndaj në tre grupe sipas koncepteve kohë: Dje – Sot – Nesër

Nxënësit në dyshe i orientoj të plotësojnë fishat e shpërndara.

p.sh 

Dje → Mësuesja shpjegoi mësimin.

Sot → Mësuesja po shpjegon mësimin.

Nesër → Mësuesja do të shpjegojë mësimin.


Lexohen dhe diskutohen fjalitë e formuluara nga nxënësit.


Vlerësimi bëhet për:

-dallimin e kohës së kryerjes së një veprimi, nisur nga koncepti kohë:dje-sot-nesër;

-vendosjen e foljeve në kohën e kërkuar;

-ndërtimin e fjalive me foljen në kohën e kërkuar sipas konceptit kohë:dje-sot-nesër;

-mënyrën e bashkëpunimit në grupe;

-vlerësimin që i bëjnë nxënësit njëri-tjetrit.


Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruaj nga dy folje për secilën kohë dhe ndërto fjali me to.


(Portali Shkollor)

6,003 Lexime
6 vjet më parë