PËRVOJA NGA MËSUES

E urreva mësimdhënien - derisa kuptova që problemi ishte shkolla

Para pak kohësh kisha vendosur të hiqja dorë nga arsimi. Përfundova e zhytur në vuajtje dhe stres. Në shkollë, problemet me nxënësit e dhunshëm dhe të pabindur po bëheshin të përditshme. Vëmendja ishte e shpërqëndruar nga të nxënit...

Para pak kohësh kisha vendosur të hiqja dorë nga arsimi. Megjithatë, gjërat ndryshuan falë drejtorit tim. Deri para “mandatit” te drejtorit aktual, arrita në një pikë ku nuk doja ta bëja më këtë punë. Përfundova e zhytur në vuajtje dhe stres. Në shkollë kishim një presion të jashtëzakonshëm për të rritur nivelin e dijeve te nxënësit, në mënyrë që të shikohej progresimi i shkollës. Përveç kësaj, ishim në stres të vazhdueshëm për shkak të kontrolleve të rrepta dhe të paparashikuara, herë pas herë në klasë.


Vetëm se isha pjesë e atij grupi që “ankohej” për padrejtësitë, drejtori gati më përjashtoi nga rrethi solid dhe vicioz që kishte ndërtuar dhe më ndau nga kolegët e tjerë. 


Nëse gjërat do shkonin keq, mund të isha edhe pre e sulmit nga një fëmijë i paedukuar. Për gjithë vështirësitë, prisja që drejtori të më suportonte, por nuk e bëri. Madje, as nuk e dënoi nxënësin për sjelljen e pahijshme. I thashë se stafi ka nevojë të ndihet i mbrojtur dhe jo i rrezikuar nga fëmijët të cilët në fakt duhet ta kenë vendin në shkolla riedukimi, për t’iu dhënë një ndihmë më speciale në aspektin edukativ dhe më tha se po e ekzagjëroja. Asgje nuk duhej të ishte ndryshe sipas tij. Për të gjithçka shkonte mirë.


Në shkollë, problemet me  nxënësit e dhunshëm dhe të pabindur po bëheshin të përditshme. Ishin subjekti dhe tema e ditës. Vëmendja ishte e shpërqëndruar nga të nxënit. Mësuesit nuk e kishin më parësore përgatitjen, plinifikimin e orës mësimore, ecurinë në mësime për nxënësit e tyre. E gjithë sfida ishte të mbaje në kontroll një klasë, si të ishe gardiane burgu.


Herë pas here mësuesit ndiheshin përgjegjës dhe fajtor për sjelljen e nxënësve të tyre. Morali i tyre kishte rënë. Le të themi, që i gjithë stafi ishte në zgrip, pothuajse me shpresa të humbura. Shpesh dëgjohej të thuhej në kabinete, në sallë mësuesish: “Ndihem i pafuqishëm ta ndryshoj gjendjen, nuk jam kompetent për këtë shkollë”.


Kuptova se problemi nuk ishte te mësuesit, por te “lidership-i”. Gjërat ndryshuan sapo erdhi drejtori i ri, i cili vendosi nxënësit në qendër të vendimeve. Ata duhej t’i merrnin vetë vendimet, si dhe të mbanin përgjegjësinë e sjelljeve të tyre.


Të mësuarit duhej të ishte edhe argëtim. Nxënësit u inkurajuan të eksploronin gjithë potencialin dhe aftësitë e tyre. Shkolla u përqëndrua në progres, por në të njejtën kohë nuk ia la çdo gjë në dorë testimit përfundimtar. Nota mesatare ishte diçka që arrihej në vijimësi dhe nuk bazohej 100% në testimin final.


Drejtori ka një rol të madh në mirëqenien e shkollës. Ai nuk pranoi ryshfete, nuk toleroi asnjë nxënës, sado i kamur të ishte. Falenderimin ai na e jepte me gjeste të vogla, mirënjohjen me mesazhe të drejtpërdrejta. “Mësuese X, klasa jote po avancon shkëlqyeshëm. Bravo, jam krebnar për punën tënde”. Qëllimet profesionale u rkthyen sërish në vëmendjen tonë.


Diçka tjetër shumë e rëndësishme...Gjatë pushimeve nuk duhet të vijmë në shkollë, sepse duhet të karikohemi për vitin tjetër të gjatë dhe plot sfida që na pret, sipas drejtorit tonë.


Më vjen mirë që unë dhe kolegët e gjetëm veten në këtë shkollë dhe mbi të gjitha që nuk hoqëm dorë nga ky profesion në momentet më delikate.



(Përshtati P. Shtini nga thegardian.com; Portali Shkollor)

4,673 Lexime
4 vjet më parë