“Edhe ne”, në klasë luajmë dhe mësojmë së bashku
Kjo lojë i mëson fëmijët që të dëgjojnë me vëmendje, që të mendojnë mirë përmbajtjen e tregimit, që të mësohen të thonë “edhe ne” vetëm kur kjo gjë është me vend. Loja kërkon që mësuesi të përgatit mirë për tregimin
Mësuesi fillon ngadalë tregimin e tij. Nëqoftëse ai flet për gjërat që janë të përshtatshme edhe për fëmijët , ata duhet të thonë “edhe ne”. Nëqoftëse nuk mund të thuhet kjo fjali ata heshtin.
P.sh; Unë shkova në pyll... Mund të thuhet “edhe ne”? (Po).Në pyll unë mblodha kërpudha. Mund të thuhet “edhe ne”? (Mund të thuhet). Kërpurdhat rriteshin nën bredh. Mund të thuhet “edhe ne”? Disa thonë: “mund të thuhet”, disa fëmijë qeshin: Kështu nuk mund të thuhet sepse ne rritemi nën bredh.
Pasi fëmijët të kuptojnë esencën e lojës mësuesi kërkon që të dëgjojnë me vëmendje tregimin e tij dhe atje kur mund të thuhet të thonë “edhe ne”, ku nuk duhet thënë të heshtin.
Më poshtë po ju paraqesim tregimin e një mësueseje:
- Unë shkova për të parë Pallatin e ri të Kulturës në Tiranë.
- Edhe ne.
- Muret e jashtëm janë të veshur me pllaka mermer inë ngjyrë të bardhë e kafe.
- Edhe ne! Dëgjohen disa zëra, nxënës të tjerë fillojnë të qeshin me të madhe.
- Edhe ju jeni bërë prej mermeri? Pyet mësuesja.
- Unë thashë “edhe ne” sepse edhe unë e kam parë këtë pallat.
- Në tregimin tim nuk janë fjalët “kam parë”, unë po flisja për muret e pallatit, -thotë mësuesja.
- Nëpër shkallë zbrisnin shumë njërëz, -vijon tregimin mësuesja.
- Edhe ne, i përgjigjen nxënësit.
- Në sallën e poshtme, në tavan, varen llampadarë të mëdhenj.
- Edhe ne, dëgjohet vetëm një zë dhe menjëherë pushon. Nxënësit qeshin me përgjigjen e gabuar.
- Mua më pëlqen shumë pallati i ri.
- Edhe ne.
Nxënësit i luten mësueses që ta vijojë lojën, por ajo iu thotë se do e vazhdojnë një herë tjetër.
Ku qëndron dobia e kësaj loje?
Kjo lojë i mëson fëmijët që të dëgjojnë me vëmendje, që të mendojnë mirë përmbajtjen e tregimit, që të mësohen të thonë “edhe ne” vetëm kur kjo gjë është me vend. Loja kërkon që mësuesi të përgatit mirë për tregimin.
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Si hartohet një test
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I