Artet pamore

“Edukimi artistik”- nga Dr.Blegina Hasko Bezo

Artet janë shprehje të organizuara të ideve, ndjenjave dhe eksperiencave në imazhe, në muzikë, në gjuhë, në gjeste dhe në lëvizje. Ato sigurojnë pasurim ndijor, emocional, intelektual dhe krijues dhe kontribuojnë në zhvillimin holistik të fëmijës.

Artet janë shprehje të organizuara të ideve, ndjenjave dhe eksperiencave në imazhe, në muzikë, në gjuhë, në gjeste dhe në lëvizje. Ato sigurojnë pasurim ndijor, emocional, intelektual dhe krijues dhe kontribuojnë në zhvillimin holistik të fëmijës. Pjesa më e madhe e asaj që është më e mira në shoqëri zhvillohet përmes një sërë formash arti që kontribuojnë në etikën kulturore dhe në një ndjenjë të mirëqenies sonë.


Edukimi artistik i mundëson fëmijës të provojë mënyra të ndryshme të komunikimit me të tjerët. Ai inkurajon idetë që janë personale dhe krijuese dhe jep një kontribut jetik në zhvillimin e një sërë inteligjencash.Një edukim i qëllimshëm i artit në nivelin fillor është jetësor dhe është i vlefshëm në stimulimin e të menduarit të krijimtarisë dhe në promovimin e aftësive dhe përshtatshmërisë. Ai thekson proçesin krijues dhe kështu siguron që puna e fëmijës të jetë personale dhe të ketë cilësi.


Arti është një mënyrë për të krijuar dhe komunikuar kuptim përmes imazheve. Është një fushë simbolike unike dhe është një disiplinë me kërkesat e veta të veçanta dhe thelbin e të mësuarit. Arti është një mënyrë e natyrshme dhe e këndshme për të zgjeruar dhe pasuruar përvojën e botës së fëmijës.


Aktivitetet e artit pamor i mundësojnë  fëmijës të krijojë lidhje midis jetës imagjinative dhe botës dhe të organizojë dhe shprehë idetë, ndjenjat dhe përvojat në formë vizuale, të prekshme. Gjatë vizatimit, pikturës, ndërtimit dhe shpikjes, fëmija asimilon dhe i përgjigjet përvojës dhe përpiqet t'i japë kuptim.


Një material më të zgjeruar e gjeni në videon e mëposhtëme, pregatitur nga Dr.Blegina Hasko Bezo. 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

787 Lexime
1 vit më parë