ELEKTRIZIMI I TRUPAVE

Elektrizimi i trupave dhe shpjegimi i llojeve të elektrizimit

Në këtë material, të përgatitur nga Viktor Mesutaj, shpjegohet elektrizimi dhe llojet e tij; Elektrizimi i një shufre ebaniti me fërkim, elektrizimi i një shufre qelqi me fërkim, ç'është elektroskopi, përbërja e atomit...

Elektrizimi i një shufre ebaniti me fërkim.

Elektrizimi i një shufre ebaniti me fërkim. Mjaft trupa si qelebari, ebaniti, qelqi etj pasi fërkohen fitojnë vitin për të tërhequr trupa të lehtë. Kjo dukuri quhet elektrizim. N.q.s një shufër ebaniti e fërkojmë me një copë lëkure dhe ta afrojmë pranë disa copa letrash të vogla do të shohim se ajo do të terheqë copat e letrës.


Elektrizimi i një shufre qelqi me fërkim

N.q.s një shufër qelqi e fërkojme me një copë mëndafshi dhe ta afrojmë pranë disa copa letrash të vogla do të shohim se ajo do të terheqë copat e letrës.


Bashkëveprimi i shufrës së ebanitit me shufrën e qelqit të ngarkuar.

Nqs një shufër ebaniti të ngarkuar dhe të varur në një fije të hollë, do t'i afrojmë një shufër qelqi të ngarkuar do të shohim se këto dy shufra do të tërhiqen.


Bashkëveprimi i  dy grupeve me shenjë të njejtë

Po të ngarkojmë dy trupa me shenjë të njejtë dhe t'i afrojmë me njeri-tjetrin do të shohim se ata do të shtyhen.


Elektroskopi

Përdoret për të vënë në dukje ngarkesën elektrike të trupave. 

Nëse sferën e elektroskopit e prekim me një trup të ngarkuar do të vëmë re që fletët e holla që varen në fundin e shufrës peërcjellëse të elektroskopit do të hapen, sepse ato ngarkohen me të njejtën shenjë nga ngarkesa që mbërrin në to nëpërmjet shufrës metalike.



Shpjegimi i elektrizimit

Përbërja e atomit

Atomi përbëhet nga: Elektronet të cilat rrotullohen rreth bërthamës Protonet të cilat ndodhen në bërthamë. Neutronet të cilat ndodhen në bërthamë. Midis elektroneve dhe protoneve ekzistojnë forca bashkëveprimi shumë herë më të mëdha se bashkëveprimi gravitacional. Ky bashkëveprim quhet: bashkëveprim elektromagnetikMadhësia që karakterizon këtë bashkëveprim quhet ngarkesë elektrike.

 

Ndërtimi i atomit

Thërmijat elementare që kanë ngarkesë elektrike janë elektroni dhe protoni dhe ngarkesat elektrike janë dy llojesh: ngarkesë elektrike si e protonit quhet pozitive dhe ngarkesë elektrike si e elektronit quhet negative.


Të gjitha grimcatelementare të ngarkuara edhe pse mund të kenë masa të ndryshme vlera e ngarkesës elektrike të tyre ështeëe njejtë, ato mund të ndryshojnë vetëm nga shenja.


Përcjellësit dhe dielektriket

Një atom në kushte të zakonshme ka aq elektrone sa neutrone ka në bërthamë dhe në tërësinë e vet. Atomi paraqitet elektroasnjanës. Në kushte të veçanta elektronet e shtresës së jashtme mund të shkëputen nga atomi dhe pastaj ose kalojnë në gjendje të lirë ose kalojnë në atome të tjera. Metalet, të cilat kanë 1-3 elektrone në shtresën e jashtme, i humbasin lehtësisht elektronet e valencës. Këto elektrone shndërrohen në gjendje të lire, kurse atomet  e metaleve në jone, pozitive.


Lëvizja e elektroneve të lira në metale

Në sajë të elektroneve të lira realizohet përcjellshmeria e mirë e ngarkesave në metale. 

Lëndët, të cilat kanë thërrmija të ngarkuara në gjendje të lire dhe që e përcjellin mirë elektricitetin, quhen përcjellës.


Dielektrikët (izolatorët)

Në disa lëndë, siç janë zakonisht lëndët jometalike, elektronet e lira pothuajse mungojnë. Si rrjedhim, këto lëndë janë përcjellëse të këqija të ngarkesave elektrike dhe quhen lëndë dielektrike ose izolatore.


Shpjegimi i elektrizimit të trupave

Në kushte normale lënda është elektroasnjëanëse sepse në brendësi të tij ka aq elektrone sa edhe protone. Që një lëndë të ngarkohet me ngarkesë elektrike duhet që të ketë tepricë të njërës prej grimcave të ngarkuara kundrejt tjetreë. Meqenëse protonet janë të lidhura në bërthamë dhe bërthama është e qëndrueshme, grimcat elementare të ngarkuara që mund të shtohen në një trup janë elektronet, me shtimin e elektroneve kundrejt protoneve, trupi fiton ngarkëse negative. Për të ngarkuar një trup me ngarkese pozitive nuk mund të shtojmë dot protone por mund të heqim elektrone nga trupi, kështu trupi fiton ngarkesë pozitive.


Llojet e elektrizimit

1. Me fërkim

2. Me kontekt (takim)

3. Me induksion (ndikim)


Shpjegimi i funksionit të elektroskopit/ Ngarkimi i elektroskopit me takim

Përdoret për të vënë në dukje ngarkesën elektrike të trupav.e Nëse sferën e elektroskopit e prekim me një trup të ngarkuar do të vemë re që fletët e holla që varen në fundin e shufrës përcjellëse të elektroskopit do të hapen, sepse ato ngarkohen me të njejtën shenjë nga ngarkesa që mbërrinë në to nëpërmjet shufrës metalike.


Shpjegimi i funksionit të elektroskopit

Përdoret për të vënë në dukje ngarkesën elektrike të trupave Nëse sferën e elektroskopit e prekim me një trup të ngarkuar do të vemë re që fletët e holla që varen në fundin e shufrës përcjellëse të elektroskopit do të hapen, sepse ato ngarkohen me të njejtën shenjë nga ngarkesa që arrin në to nëpërmjet shufrës metalike.









(Viktor Mesutaj; Portali Shkollor)

7,057 Lexime
1 vit më parë