"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Energjia", fizika XI

Planifikimi i temës mësimore “Energjia” në lëndën e fizikës, klasa e XI, u planifikua nga mësuesja Elona Terziu. Ditari u hartua sipas nismës së re “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Klasa: 11- 2, 6

Fusha: Shkenca Natyrore

Lënda: Fizikë

Shkalla: V

Klasa: XI

Tematika: Energjia

Situata e të nxënit:  

1. Ndërtimi i një gjeneratori të thjeshtë dhe demonstrim për rrymën alternative. 

2. Me anë të një magneti dhe një spire të demonstrojmë se çfarë ndodh me rrymën e induktuar në përcjellës.

Tema mësimore 1: Gjeneratorët

Tema mësimore 2: Më shumë për rrymat e induktuara

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Nxënësi komunikon në mënyrë efektive: diskuton në grup në mënyrë konstruktive, në gjuhë amtare, apo në gjuhë të huaj, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion mbi dukuritë e ndryshme.

Kompetenca e të menduarit

Nxënësi mendon në mënyrë krijuese: argumenton saktësinë, rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë dhe i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur teknologjinë informative mbi njohuritë e reja që nxënësi merr.

Kompetenca e të nxënit

Nxënësi mëson për të nxënë: shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK‐ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes.

Kompetenca personale

Nxënësi bën jetë të shëndetshme: analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale.

Kompetenca digjitale

Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin: gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh.

Kompetenca qytetare

Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët: diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për ndërtimin e gjeneratorëve dhe përdorimin e tyre  në jetën e përditshme.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja:  Tema 1: 

1. Përkufizon rrymën alternative

2. Shpjegon veçoritë që sjellin ndryshimin e f.e.m dhe rrymës në një gjenerator

3. Vizaton paraqitjen grafike të rrymës alternative në varësi të kohës(I-t)

4. Përshkruan ndërtimin dhe përdorimin e gjeneratorëve në jetën e përditshme. 

Tema 2:

5. Përkufizon ligjin e Lorencit

6. Shpjegon rregullën e dotrë së majtë për rrymën e induktuar

7. Shpjegon rrymat Fuko dhe rolin e tyre në teknologji Fjalë kyç: 

1. gjenerator, rrymë alternative, efekti rrotullues i bobinës, mikrofon.

2. rrymë e induktuar, ligji i Lorencit, rregulla e dorës së djathtë, rrymat Fuko.


Burimet: teksti i nxënësit, e-libri

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

1. Matematika

2. TIK-u etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve (Metoda gjithëpërfshirëse. Punë në grupe dhe individuale): Bashkëbisedim, diskutim, stuhi mendimesh, punë në grupe, pemë mendimi, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe,  punë e pavarur.


Organizimi i orës së mësimit ( ORA I)

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Marrëdhënie pyetje-përgjigje, diskutim, stuhi mendimesh)

1. Mësuesi e fillon orën e mësimit duke bërë pyetje të ndryshme.

a) Cili është funksioni i gjeneratori?

b) Njihni shembuj të ndryshëm gjeneratorësh?

Më pas mësuesi kërkon që nxënësit të japin shembujt e tyre për gjeneratorët.

Mësuesi i përmbledh të gjitha përgjigjet e nxënësve dhe i drejton drejt ata drejt thelbit të temës së re.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (Punë e drejtuar, bashkëbisedim, pemë mendimi, punë në grup)

1- Mësuesi përkufizon termin e rrymës alternative.

2- Shpjegojnë parimin e punës të një gjeneratori dhe prodhimin e rrymës alternative

3- Përshkruan një gjenerator të thjeshtë dhe rrymën alternative që ai prodhon duke dhënë dhe paraqitjen grafike të saj.

4- Thekson karakteristikat e f.e.m dhe të rrymës së induktuar nga gjeneratori.

5- Shpjegon se si funksionon shumica e gjeneratorëve në përgjithësi.

6- Mësuesi ndan punën në grupe për formimin e skemës së njohurive dhe koncepteve kryesore të temës.

7- Përzgjedh skemën më të mirë dhe nxit diskutime me nxënësit për përmirësimin e saj.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Punë dyshe, punë e pavarur)

a) Më pas mësuesi e ndan klasën në grupe dhe jep shembuj të ndryshëm ushtrimesh për studimin e gjeneratorëve dhe rrymës alternative.

Vlerësimi: Nxënësi prezantojnë zgjidhjet e ushtrimeve dhe mësuesi nxit mendimin kritik për zgjidhjen e tyre në disa mënyra. Vlerësimi i aktivizimit gjatë debateve ne klasë. Vlerësimi i detyrave të shtëpisë.

Organizimi i orës së mësimit (ORA II)

b. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Marrëdhënie pyetje-përgjigje, diskutim, stuhi mendimesh)

4. Mësuesi e fillon orën e mësimit duke bërë pyetje të ndryshme.

a) Çfarë quajmë induksion elektromagnetik?

b) Çfarë kuptojmë me fluks të fushës magnetike dhe me f.e.m?

c) Çfarë quajmë rrymë alternative?

d) Si punonte një gjenerator?

Më pas mësuesi kërkon që nxënësit të japin shpjegimet e tyre. 

Mësuesi i përmbledh të gjitha përgjigjet e nxënësve dhe i drejton drejt ata drejt thelbit të temës së re

5. Ndërtimi i njohurive të reja (Punë e drejtuar, pemë mendimi, punë në grup)

1- Mësuesi nis me shembullin e dhënë në mësim shpjegimin të një bobine të me një ampermetër pranë të cilës afrohet e mëpas largohet një magnet.

2- Shpjegon dukurinë që ndodh dhe pse ndodh.

3- Përkufizon  dhe shkruan ligjin e Lencit. εin= -ΔΦ/Δt

4- Përcakton dhe shpjegon se me anë të rregullën e dorës së majtë përcakton drejtimin dhe kahun  e rrymës së induktuar.

5- Bën dallimin se kur zbatohet rregullat e dorës së majtë dhe ato të dorës së djathtë.

6- Shpjegon rrymat Fuko.

7- Mësuesi ndan punën në grupe për formimin e skemës së njohurive dhe koncepteve kryesore të temës.

8- Përzgjedh skemën më të mirë dhe nxit diskutime me nxënësit për përmirësimin e saj.

6. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Punë dyshe, punë e pavarur)

b) Drejtohen nxënësit te figura në fund të mësimit dhe j’u shtrohet pyetja: Si mund të gjeni kahun e rrymës së induktuar për përcjellësin në figurë?

c) Më pas mësuesi e ndan klasën në grupe dhe jep shembuj të ndryshëm ushtrimesh për llogaritjen e f.e.m të induktuar dhe rrymës së induktuar.

Vlerësimi: Nxënësi prezantojnë zgjidhjet e ushtrimeve dhe mësuesi nxit mendimin kritik për zgjidhjen e tyre në disa mënyra. Vlerësim i përgjigjeve me gojë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimet në fund të mësimit.

Detyrë shtëpie: Fletorja e punës, tema përkatëse.

Mësuesja e lëndës: Elona TERZIU

(Portali Shkollor)

4,755 Lexime
6 vjet më parë