KURIOZITETE

Fakte interesante mbi sistemet arsimore në botë

Fakte interesante dhe të veçanta për shkollat në mbarë botën. Disa prej tyre mund të konsiderohen të padrejta, disa të çuditshme, megjithatë kudo shkolla është një institucion i rëndësishëm.

Shkolla e qytetit Montessori në Lucknow, Indi, është shkolla më e madhe në botë për sa i përket numrit të nxënësve, me më shumë se 32,000 nxënës.

Nxënësit në Kinë marrin shumë detyra shtëpie. Nxënësit kanë një ngarkesë mjaft të madhe.


Pakistani nuk u jep fëmijëve një të drejtë ligjore për arsimim falas. Vetëm fëmijët midis moshës 5 dhe 9 vjeç kanë të drejtën e arsimit të detyrueshëm.

Pushimet verore në Kili fillojnë nga mesi i dhjetorit dhe mbarojnë në fillim të marsit. Janë 3 muaj të tërë larg shkollës.

Fëmijët në Gjermani marrin një çantë veçantë të quajtur Schultüte, i cili është i mbushurme lapsa, lapsa, libra dhe snacks.

Hollandë, fëmijët fillojnë shkollën ditën kur kanë ditëlindjen e katërt, që do të thotë se gjithmonë mund të vijë një fëmijë i ri në klasë. A nuk është kjo konfuzuese për mësuesin dhe për nxënësit?

Shkolla më e vjetër në botë është në Canterbury, Angli. Shkolla e Mbretit, siç emërtohet, u themelua në 597 pas Krishtit. Shkolla është e rindërtuar me pajisje cilësore dhe ofron arsim modern.

Fëmijët në Japoni janë më të pavarurit. Ata udhëtojnë vetëm për të shkuar në shkollë, pastrojnë klasat e tyre, marrin drekën me vete. Në shkollë nuk ka mënzë, ndaj ata duhet të jenë “të zotë të vetes”. Kështu mësohen të marrin përgjegjësitë e tyre, ndaj edhe konsiderohen si populli më i kulturuar në botë. Pastrojnë gjithmonë vetë vendin ku kanë qëndruar. Mesa duket kjo mësohet që në fëmijëri, në edukimin e hershëm.


Torino ka shkollën më të vogël në botë me vetëm një nxënës.

Fëmijët në Finlandë nuk fillojnë shkollën pa bërë 7 vjeç. 


Irani është vendi ku vajzat dhe djemtë shkollohen veçmas deri kur duhet të fillojnë studimet universitare.

Kenia, nuk është e detyrueshme që fëmijët të shkojnë në shkollë, por ata kryesisht shkojnë sidoqoftë.

Brazil, ngrënia me familjen është një pjesë e rëndësishme e kulturës, kjo është arsyejapse shkollat fillojnë në orën 7 të mëngjesit dhe mbarojnë në mesditë, në mënyrëqë fëmijët të hanë drekë me prindërit e tyre.

Shkolla më e lartë në botë ndodhet në Phumachangtang, Tibet, në një lartësi prej 5.373 metra mbi nivelin e detit.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

10,594 Lexime
4 vjet më parë