“Fëmijët që luajnë shah dalin më mirë me mësime”, shahisti: Kanë durim e përqendrim
“Shahu është një lojë e cila të rrit përqendrimin dhe durimin, ndaj kjo lojë i ndihmon fëmijët të dalin më mirë me mësime”, kështu është shprehur shahisti Landi Pasku, i ftuar në një emision televiziv me rastin e 20 korrikut, Ditës Botërore të Shahut.
20 korriku është Dita Botërore e Shahut, lojës së mendjes. Në një intervistë televizive shahisti Landi Pasku ka folur mbi këtë ditë dhe ndikimin që ka veçanërisht kjo lojë te fëmijët.
Landi është Kampion Kombëtar i Shahut. Ai e ka të trashëguar këtë dhunti dhe pasion pasi 3 anëtarë të familjes Pasku kanë fituar historikisht, kanë “rrëmbyer” 20 Kupa dhe trofe ndër vite.
Ai tha se shahu është një lojë e cila të rrit përqendrimin dhe durimin, ndaj tha ai kjo lojë i ndihmon fëmijët të dalin më mirë me mësime.
“Shumë prindër, i fusin fëmijët në shah vetëm për këtë arsye, se kanë fëmijë impulsiv, nuk durojnë dot, nuk arrijnë dot të përqendrohen më shumë në mësime. Është bërë një studim ku ka rezultuar se statistikisht fëmijët që luajnë shah janë më të prirur për të dalë më mirë në mësime se të tjerë. Ata kanë përqendrim më të lartë dhe mendojnë gjithnjë lëvizjen e radhës, kjo të shoqëron edhe në jetë”,-tha Landi Pasku.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën
Roli dhe rëndësia e shërbimit Psiko-Social në shkolla