"Tri lëndë në gjashtë orë"

“Fillimet e jetës njerëzore”, histori IV

“Qytetërimet e lashta” dhe “Krijojmë papiruse dhe palafite” janë pjesë e kapitullit “Fillimet e jetës njerëzore” të librit histori IV. Planifikimi i orës së mësimit që përfshin të dy temat u hartua nga Neritan Durro, shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”.

Model 

Plan - ditor 

Lënda: Histori

Klasa: IV

Mësues: Neritan Durro 

Shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”, Shkodër

Kapitulli II: Fillimet jetës njerëzore

Tema1: Përsëritje. Qytetërimet e lashta

Tema 2: Veprimtari praktike. Krijojmë papiruse dhe palafite

Objektivat 

Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të rikujtojë njohuritë për njerëzit e lashtë.

• Të flasë për lindjen e qytetërimeve pranë brigjeve të lumenjve dhe të deteve.

• Të veçojë shpikjet e çdo qytetërimi dhe të flasë për kulturën dhe besimet e tyre.

• Të krijojë papiruse dhe palafite sipas imagjinatës.

• Të vlerësojë punimin më të bukur.

Koha: 90 minuta

Mjetet: Fletë format A4, foto të papiruseve dhe palafiteve, shkopinj, fije kashte, karton, ngjitëse, lapostila, skeda me pyetje.

Fjale kyç: Papiruse, palafite

Aftësitë: Të përforcuarit, të krijuarit, të vlerësuarit.

Metododat dhe teknika: Diskutim, konkurs, krijim-vlerësim.

                                                         Zhvillimi i mësimet

Hapi i parë: (Diskutim-10’)

  • Njihen nxënësit me temën e mësimet (përsëritje); “Fillimet e jetës njerëzore”.
  • Diskutojnë rreth temave që kanë mësuar në këtë kapitull.

Hapi i dytë: (Konkurs-30’)

  • Zhvillohet me nxënësit një konkurs për organizimin sa më të mire të orës.
  • Ndahen nga mësuesi nxënësit në 3 grupe.
  • U shpërndahen skedat me pyetjet e përgatitura për çdo grup.


                                        GRUPI A 1.
A i mbrojti jetesa në grupe, njerëzit e lashtë?
2. A besonin njerëzit e lashte, të tërmetet, vullkanet e rrufetë? 3. A i ndërtuan banesat e para me tullë? 4. A ishte profesioni i pare, bujqësia? 5. A e shpikën grekët e lashte, shkrimin hieroglife?  

 

                                      GRUPI B 1.
A i ndihmoi jetesa në grupe njerëzit e lashtë në gjueti?
2. A jetonin njerëzit e lashtë në familje të mëdha? 3. A zbuluan blegtorinë në fillim? 4. A linden qytetërimet e para pranë luginave lumore? 5. A e shpikën popujt e Mesopotamisë alfabetin fonetik?  

 

                                  GRUPI C 1.
A ishin pagane njerëzit e lashtë?
2. A besonin te shamanët? 3. A ishte perandori në krye të shoqërisë egjiptiane? 4. A lindi demokracia në qytetërimin fenikas? 5. A e zbuluan njerëzit e lashtë zjarrin?

 

 Kalohet më pas në pyetjet enigma, ku nxënësit me 5 pyetje, gjejnë përgjigjen e saktë.

Hapi i tretë: (Vlerësim-5’)

 Përcaktohen dhe renditen grupet sipas vendeve fituese. Dhënia e një certifikate për grupin fitues.

Veprimtari praktike (45’)

 Hapi  i parë: 

• Mësuesi bën ndarjen në grupe me nga 5 nxënës.

• Më pas mësuesi u tregon llojin e punimit që do të punojnë në grup dhe u shpërndan mjetet e nevojshme.

Hapi i dytë: Nxënësve u tregohen rregullat që do të ndjekin gjatë punimit të materialit.

Hapi i tretë: Mësuesi paraqet pamje të papiruseve dhe të palafiteve, para klasës.  

Hapi i katërt: Nxënësit në grupe, vazhdojnë punën krijuese duke bashkëvepruar me njeri-tjetrin.

Hapi i pestë: Çdo grup paraqet punën e bërë përmes një përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Hapi i gjashtë: 

Vlerësimi i nxënësve

• për diskutimet rreth njohurive që kanë mësuar.

• për bashkëpunimin në grup.

• për aktivizimin dhe krijimet e realizuara.

(Portali Shkollor)

3,669 Lexime
6 vjet më parë