Modele

Formate ku nxënësit mund të vlerësojnë vetveten ose njëri-tjetrin

Këto janë disa formate ku nxënësit mund të vlerësojnë vetveten ose njëri-tjetrin. Formatet janë bazuar në kompetencat kyçe dhe ato të fushës për lëndën Biologji AMU. Çdo mësues mund të hartojë këto formate bazuar dhe specifikuar për lëndën e vet. Përgatiti Bledar Lipo.

Bazuar në udhëzimin dhe metodologjinë për vlerësimin e brendshëm të shkollës, mund të formatojmë një model formatesh që lejojnë vetëvlerësimin e nxënësit dhe vlerësimin e njëri-tjetrit ku nxënësit vlerësojnë shoku-shokun. 


Formati është konceptuar në fund periudhe ku nxënësi bën një vetëkontroll të aftësive, njohurive apo qëndrimeve, duke u ballafaquar me arritjen e kompetencave kyçe dhe ato të fushës, kompetenca që mësuesi i harton duke u bazuar në programin lëndor përkatës të publikuar nga ASCAP. 


Në sajë të këtij formati mësuesi realizon edhe vetëvlerësimin edhe vlerësimin e njëri-tjetrit.


Së dyti mësuesi ballafaqon dhe vetdijëson nxënësin, prindin, drejtuesin dhe inspektorin lidhur me:

a-atë që duhet arritur;

b-atë që është arritur;

c-ku duhet ndryshuar;

d-çfarë nuk u kam dhënë akoma nxënësve prej kompetencave të programit;

e-sa kam ofruar në mënyrë të standardizuar një mësimdhënie të bazuar në formatin që kërkohet;

f-motivon nxënësit lidhur me atë që kërkohet dhe pritet të arrihet prej tyre;

g-mësohen me gjykimin dhe vlerësimin duke marrë si referencë një model standard. 


*Çdo mësues harton një format të tillë të personalizuar në dijen dhe përvojën e tij, moshën dhe llojin e klasës, programin lëndor dhe profilin e lëndës. 


Formatet ruhen në dosjen e nxënësit dhe janë pjesë e vlerësimit sikur është edhe vlerësimi që bën mësuesi.

Përgatiti Bledar Lipo, mësues 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,547 Lexime
1 muaj më parë