Formula që zbulon moshën dhe numrin e këmbës!

Rrengu funksionon nuk ka rëndësi nëse numrin e këmbës e masni me përmasat amerikane, evropiane apo britanike. Megjithatë nuk funksionon nëse ditëlindjen e keni bërë tashmë që këtë vit, ose nëse jeni mbi 100 vjeç

Një formulë e thjeshtë matematikore po shkakton habi mes njerëzve në rrjetet sociale, pas ajo mund të zbulojë numrin e këmbës dhe moshën ekzakte të një personi. Ja si funksionon kjo formulë, provojeni edhe ju:

Fillimisht pyesni dikë për numrin e këmbës.

Më pas shumëzoje këtë me pesë.

Shumës shtoji numrin 50.

Këtë shumë shumëzojeni me 20.

Më pas shtoni numrin 1015.

Në fund, zbrisni nga kjo shumë, vitin e lindjes suaj.

Ajo që do mbetet është një shumë që tregon numrin e këmbës dhe moshën.

Rrengu funksionon nuk ka rëndësi nëse numrin e këmbës e masni me përmasat amerikane, evropiane apo britanike. Megjithatë nuk funksionon nëse ditëlindjen e keni bërë tashmë që këtë vit, ose nëse jeni mbi 100 vjeç.

Gazetarja Carol Vorderman, e apasionuar pas matematikës, thotë se i pëlqen shumë ky rreng simpatik.

“E adhuroj këtë lojë të vogël, por të madhe. Është një algjebër e thjeshtë. Është interesante sepse përdor matematikën për gallatë”.

1,675 Lexime
6 vjet më parë