Analizë

Gjenerata që nuk i do marrëdhëniet serioze!

Ne mund të duam gjithçka përveç marrëdhënieve serioze. Kjo është gjenerata e së tashmes. Në rrjetet sociale shumica e të rinjve lidhen dhe ndahen si pa të keq. Fatkeqësisht, kështu duket se po ndodh edhe jashtë “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it

Ne mund të duam gjithçka përveç marrëdhënieve serioze. Kjo është gjenerata e së tashmes. Në rrjetet sociale shumica e të rinjve lidhen dhe ndahen si pa të keq. Fatkeqësisht, kështu duket se po ndodh edhe jashtë “Facebook”-ut dhe“Instagram”-it. Analistë e sociologë të huaj kanë analizuar disa tipare të kësaj gjenerate.

Në duam një filxhan të dytë kafeje për ta postuar në Instagam, gjatë një të shtune mëngjesi vonë. Një tjetër plan të këpucëve për fotot “artistike” të këmbëve tona. Duam një marrëdhënie zyrtare në “Facebook” që të gjithë mund të komentojnë, duam postimet që tregojnë suksesin tonë në çift. Duam një takim për mëngjesin e të dielës vonë, dikë të cilit mund t’i ankohemi për lodhjen e të hënës, një partner për ushqimin e veçantë të së martës, dikë që na shkruan“mirëmëngjesi” për të mërkurën. Duam gjithmonë diçka më shumë, por jo marrëdhëniet serioze. Kjo është gjenerata jonë. Zhbirojmë rrjetet sociale me shpresën se do të gjejmë personin e duhur. Kërkojmë të “porosisim” shpirtin binjak si të ishte një darkë për t’u kënaqur.

Lexojmë artikuj si “Pesë mënyra për të zbuluar nëse na pëlqen” dhe “Shtatë mënyra përta bërë të bjerë në dashuri”, duke shpresuar se do të arrijmë ta transformojmë një person në një partner/partnere, si të ishte një projekt “bëje vetë”! Investojmë kohë për profilin Tinder dhe jo për personalitetin tonë. Megjithatë, nuk duam një marrëdhënie. “Flasim” dhe shkruajmë mesazhe, duke përdorur “Snapchat”. Shihemi vërdallë, shkojmë për të kaluar orë të lumtura, takohemi për një kafe ose për një birrë. Gjithçka, për të shmangur një takim të vërtetë. Dërgojmë mesazhe private për t’u takuar, shkëmbejmë biseda pak a shumë për një orë, vetëm për t’u kthyer në shtëpi e për t’i vazhduar ato nëpërmjet mesazheve. Anashkalojmë çdo mundësi për të ndrequr një lidhje reale në një lojë ku askush nuk del i fituar. Në konkurrencën tonë për t’u bërë “më të distancuarit”, atame “sjellje më indiferente”, “kampionë të pa aksesueshmërisë sentimentale”, në fund e vetmja gjë që fitojmë është çmimi për “mundësitë më të mira për të ndenjur vetëm”.

Duam vetëm dukjen e një marrëdhënieje, por nuk duam sforcon që ajo kërkon.

Duam të mbahemi për dore pa u parë në sy, batutat i duam pa asnjë dialog serioz. Duam një premtim të bukur, pa impenjim konkret. Përvjetorë për t’u festuar pa 365 ditët e punës që i paraprijnë. Duam fundin e bukur “jetuan të lumtur dhe të gëzuar”, por nuk duam të bëjmë sforcon më minimale në të tashmen. Duam sintoninë e thellë, por duke preferuar një plan sipërfaqësor. Dëshirojmë me ngulm një dashuri të madhe, por pa qenë të gatshëm për të luftuar për të. Duam një person që të na kapë për dore, por nuk duam t’i vendosim ndër duar facoletën atëherë kur ka nevojë. Duam dikë që të na heqë tokën nën këmbë, por në të njëjtën kohë duam të qëndrojmë të ankoruar me veten në mënyrë të sigurt dhe të pavarur. Duam të vazhdojmë të ndjekim idenë e dashurisë, por nuk duam të biem seriozisht në dashuri. Nuk duam një histori dashurie, por një “miqësi speciale”. Duam çfarëdolloj gjëje që mund të na shfaqë iluzionin e një marrëdhënieje serioze, por pa u përfshirë vërtet në të!

Duam gjithë të mirat, por me rrezik zero, shpërblim pa sakrificë.

Duam të impenjohemi, por vetëm pak, jo shumë! Kemi gjithmonë një këmbë nga dera, sytë të hapur. Kur gjërat fillojnë të bëhen autentike, ja mbathim. Fshihemi. Ikim….se fundja deti është plot me peshq. Ka gjithmonë një tjetër mundësi për të gjetur dashurinë. Me miqtë argëtohemi për të vendosur rregulla, por askush se di se çfarë loje duam të luajmë. Sepse problemi i gjeneratës që nuk i do marrëdhëniet serioze është ky: në fund të ditës kjo është gjithçka duam.

(Shqip)

1,921 Lexime
8 vjet më parë