Psikologji / Filozofi

Gjërat që duhet të mbani mend gjithmonë në jetë...

Është fundjavë dhe le t’i japim pak hapësirë në vete filozofisë dhe psikologjisë! Më poshtë janë listuar 11 gjërat që duhet të kemi në mendje të gjithë. E thënë ndryshe, kush jeton, i provon dhe i mëson.


Kur nuk e dini se cili nga njerëzit pranë jush vuan

Mund të qëndroni pranë dikujt që është lënduar thellë dhe të mos keni idenë më të vogël. Kështu që kurrë mos ia privoni shpresën dikujt, mund të jetë gjithçka që i ka mbetur. Dhe mos harroni se ka vetëm dy mënyra për të ndriçuar botën: mund të jeni një flakë shprese ose një pasqyrë që e pasqyron. Bëhuni një nga të dyja në çdo mundësi.


Në udhëtimin e jetës suaj do të takoni dhe të tjerë në mes të rrugës

Do të arrini më shumë me bashkëpunimin, sesa pa të. Duke dhënë këshilla ose duke treguar se të tyret janë të vlefshme, krijoni një ndikim pozitiv të qëndrueshëm te të dy ju.


Marrëdhëniet nuk krijojnë gëzim, e pasqyrojnë atë

Gëzimi është një proces i brendshëm. Marrëdhëniet janë thjesht pasqyra të gëzimit tuaj, e pasqyrojnë dhe ju ndihmojnë ta jetoni. Janë pasqyra sepse krijojnë pasqyrimin e duhur të mendimeve dhe ndienjave tuaja. Reflektojnë do të thotë të të inkurajojmë kur ndihesh i dobët dhe të sfidojnë kur ndihesh i fortë, kështu që të kthejnë në qendër. Dhe të jetosh gëzimin do të thotë të ndash paqen natyrore dhe kënaqësinë e të jetuarit në qendër, të jetosh të tashmen me pastërti.


Dhembshuria bën cikël

Nga djali që qëndron pranë nënës së tij të sëmurë kronike, duke injoruar lodhjen e tij, te fqinji që zgjat dorën e ndihmës, edhe nëse nevojat e tij mbeten të paplotësuara, tek ai që i jep disa euro dikujt në nevojë, edhe nëse s'mund të paguajë faturat e tij. Emrat e këtyre heronjve të panjohur ndoshta nuk do t’i dëgjoni në lajme, por me siguri universi i dëgjon dhe i trajton në përputhje me rrethanat.


Ka një kohë për gjithçka

Një moment heshtjeje, një moment për të lejuar miqtë tuaj të kërkojnë fatin e tyre dhe një moment për të festuar sukseset e tyre ose për të mbledhur atë që u ka mbetur kur gjithçka të ketë mbaruar.


Veprimet janë mënyra më e fortë e komunikimit

Ajo që bëni ju flet aq me zë të lartë sa që të tjerët do të shurdhohen kur ta dëgjojnë. Kështu që do të realizoni atë që thoni ose mos thoni asgjë, thjesht realizoni fjalët tuaja. Dhe mbani mend, ekziston një hendek i madh midis asaj që thotë dikush dhe asaj që bën në të vërtetë. Gjykojini njerëzit nga veprimet e tyre dhe mos u mashtroni nga fjalët e tyre.


Një miqësi e shëndetshme i mban dyert dhe dritaret të hapura

Nëse qarkullon ajri, askush nuk ndihet i asfiksuar. Marrëdhëniet lulëzojnë në një mjedis të tillë. Mbani dyert dhe dritaret e hapura. Nëse një person është i destinuar të qëndrojë në jetën tuaj, asnjë derë ose dritare e hapur nuk do ta lejojë të shkojë.


Njerëzit janë më shumë ato që nuk thonë sesa ato që thonë

Shikoni mesazhet e tyre të heshtura. Nëse nuk e kuptoni heshtjen e dikujt, do ta keni të vështirë të kuptoni fjalët e tij.


Ajo që të tjerët thonë dhe bëjnë bazohet tërësisht në reflektimin e tyre

Kur keni njerëz që ju flasin në mënyrë të egër dhe të zemëruar, dhe përsëri vazhdoni t'i trajtoni me mirësi dhe respekt, e vendosni veten në një marrëdhënie pushteti. Bëheni mjeti që situata të kanalizohet dhe të shërohet. Një mësues i Zen kishte thënë: "Kur dikush tërhiqet në një cep, shikoni në anën tjetër derisa të dalë dhe pastaj bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë". Të lejosh njerëzit të shpëtohen në këtë mënyrë, dhe të mos i kujtosh ato që dinë, d.m.th ajo që bënë nuk ishte sjellje e zgjuar, është një akt epërsie. Kjo është e mundur kur e kuptojmë se të tjerët po sillen në këtë mënyrë sepse janë në gjendje dëshpërimi. Reagojnë ndaj mendimeve dhe ndjenjave të tyre dhe sjellja e tyre zakonisht nuk ka asnjë lidhje me ju.


Ndershmëria jepet falas

Karakteri i mirë dhe miqësia e vërtetë vërtiten rreth asaj se si një person mbështet një tjetër që është i pambrojtur dhe nuk ka asnjë mënyrë për t'ia kthyer. Pra, kur po kaloni vështirësi, shikoni përreth jush. Njerëzit që qëndrojnë pranë jush janë miqtë tuaj të vërtetë.


Jo të gjitha marrëdhëniet nuk është e shkruar të zgjasin përgjithmonë

Disa njerëz është e shkruar të mos qëndrojnë në jetën tuaj. Disa njerëz thjesht kalojnë për t'ju dhënë diçka, ndoshta diçka për të mësuar ose një kujtim që do t'ju bëjë të buzëqeshni më vonë. Kur të vijë koha, mirë është t'i lini dhe të vazhdoni jetën tuaj.




Përgatiti për publikim Nanila Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

1,554 Lexime
3 vjet më parë