
“Gjuha jonë sa e mirë”, projekt modeli që promovon gjuhën shqipe përmes platformës eTwinning
Projekti “Gjuha jonë sa e mirë” u realizua nga mësuesja Suela Patoshi me nxënësit e klasës VII në shkollën “Fiqiri Kurti”. Ai promovon gjuhën shqipe, forcon identitetin kombëtar dhe solli risi përmes bashkëpunimit ndërshkollor në platformën eTwinning me themelueset Dhurata Myrtollari e Klodiana Kujtila.
Projekti kombëtar eTwinning “Gjuha jonë sa e mirë”, i realizuar nga mësuesja Suela Patoshi me nxënësit e klasës VII në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, synoi forcimin e identitetit kombëtar përmes njohjes dhe promovimit të gjuhës shqipe. Ky projekt u zhvillua në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe (2024) dhe përfshiu bashkëpunimin ndërshkollor nëpërmjet platformës evropiane eTwinning.
Gjatë projektit, nxënësit krijuan produkte të larmishme dhe kreative si blogje, fletëpalosje, dokumentarë, punime me dorë dhe një stendë kushtuar “Peshës së fjalës shqipe”. Pika kulmore e projektit ishte botimi i librit “Pena në zë e qytetit tim”, një përmbledhje e pasur me fjalë të rralla, shprehje, këngë dhe toponime nga zona e Kavajës.
Prezantimi përmbyllës i projektit u zhvillua në format online me pjesëmarrjen e shkollave partnere dhe mësueseve Klodiana Kujtila, Dhurata Myrtollari, Suela Cara Patoshi, Majlinda Veseli Shehu, Anila Hoxha, Pranvera Musta, Eliona Babei, Danjela Mancellari, Etleva Qosja Gjylsheni etj., duke e kthyer këtë nismë në një përvojë të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe frymëzimi.
Mesazhi i projektit ishte i qartë:
Të njohim, të vlerësojmë dhe të ruajmë gjuhën shqipe si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.
Të gjitha materialet e projektit (projekti i plotë, prezantimet, projekti në libër, puna me projekt eTwinning, uebsajti etj,) mund t’i gjeni më poshtë në format PDF.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025