MODEL

Gjuhë shqipe X, teksti argumentues dhe elementet e tij

Përdorimi i kësaj teknike komunikimi mësimdhënieje pyetje-përgjigje nga mësuesja Kreuza Bardhi, jep rezultate të mira në përcjelljen e informacionit te nxënësit në distancë. Nxënësit mund të punojnë të orientuar në material.

Situata reale i ka vënë mësuesit në gjetjen e teknikave mësimore dhe teknologjinë e duhur me qëllim që dija të përçohet thjeshtë dhe saktë. Në një të tillë ka bërë edhe mësuesja e Gjuhës, Kreuza Bardhi, e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”. 


Modeli i mëposhtem i përket temës mësimore: Teksti argumentues dhe elementet e tij. Përdorimi i kësaj teknike komunikimi jep rezultate të mira në përcjelljen e informacionit te nxënësit në distancë.


Është mjaft e rëndësishme mënyra se si organizohet informacioni dhe se si duhet të shkojë ai, te nxënësi. Përdorimi i kësaj teknike është vlerësuar nga nxënësit, për arsyen e vetme që e shkruara mbetet, nxënësit punojnë të orientuar në material. Këtë e bën të mundur teknika e mësimdhënies pyetje-përgjigje. Gjatë leximit nxënësit e ndiejnë se përfshihen brenda materialit. Kjo bën që brenda orës të përfshihen të gjithë nxënësit të të gjitha niveleve.

(Portali Shkollor)

5,007 Lexime
4 vjet më parë