Psikologji

Hakuna Matata, filozofia optimiste e të jetuarit me besim dhe pa kokëçarje

Përveç filozofisë pa probleme, Hakuna Matata do të thotë që një ditë gjithçka do të jetë mirë dhe nuk duhet të shqetësohemi sepse situata nuk është në dorën tonë. Nëse do të stresohemi për situata ose kushte kjo do na bënte të palumtur dhe më pak produktiv.

Hakuna Matata, çfarë frazë e mrekullueshme… Hakuna Matataaa…

Nuk është ndonje mani kalimtare.

Nuk do të thotë shqetësim për pjesën

tjetër të ditëve tuaja…Është filozofia jonë pa probleme. Hakuna Matataaa...


Të gjithë ne e mbajmë mend harmoninë dhe gëzimin që kjo këngë i dhuroi protagonistit kryesor të filmit të animuar “The Lion King” Simbës, këngë e shkruar nga Elton John dhe Time Rice (1994).


“HAKUNA MATATA” është padyshim frazë e mrekullueshme që do të thotë “pa shqetësime” në Suhalisht.

Luani i vogël Simba pasi arratiset me brenga faji, e dëgjon të kënduar nga miqtë e tij të rinj Timon dhe Pumba në një periudhë të vështirë të jetës së tij.


Kjo kolon zanore tregon se si mbush ditët e tyre dhe se si Simba nëpërmjet saj kalon nga fëmijëria në moshën e pjekurisë duke u dëfryer nëpër savanë me Timon dhe Pumbën. Kjo këngë kthehet në një qetësim komik pas tragjedisë që Simba kishte përjetuar duke parë humbjen e mbretit Mufasa, babait të tij nga një kurth i ngritur nga personazhi negativ i filmit xhaxhai të tij Scar. I humbur i vetëm dhe me ndjenja faji Simba endej i uritur dhe i lodhur në savanë, kur njohu miqtë e tij Timon dhe Pumba. Ata i tregojnë në këtë aventurë Simbës se si të mbijetojë vetë, si të ushqehej nga ajo çfarë i ofronte natyra duke e kthyer në një vegjetarian, dhe i mësojnë rreth filozofisë së tyre të jetës “pa shqetësime, pa probleme mik”.


Përveç filozofisë pa probleme, Hakuna Matata do të thotë që një ditë gjithçka do të jetë mirë dhe nuk duhet të shqetësohemi sepse situata nuk është në dorën tonë. Nëse do të stresohemi për situata ose kushte kjo do na bënte të palumtur dhe më pak produktiv. Mos të shqetësohemi për të shkuarën, pasi jetesa në të kaluarën vetëm shkatërron të tashmen dhe të ardhmen tonë.


Hakuna Matata në thelb është kombinimi i fjalëve Suahili që do të thotë nuk ka telashe, ku Hakuna do të thotë “nuk ka këtu” dhe Matata do të thotë “probleme ose telashe”, duke na treguar të mos të shqetësohemi dhe gjithçka do të shkojë mirë. 

Le të vëmë në sfond këngën Hakuna Matata herë pas here në ato ditë të vështira të jetës sonë duke iu gëzuar zërit potent të Pumbës dhe liderit Timon.


Nga Drilona Abazaj, psikologe

Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku  

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

382 Lexime
2 javë më parë