Shkolla shqipe

Hapet shkolla e parë shqipe në Teksas, Dua Lipa e pranishme në inaugurim tregoi si arriti të mos harronte gjuhën e rrënjët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas. Ajo kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste me prindërit gjuhën shqipe.

Teksasi do të ketë një shkollë ku do të mësohet shqip. Në ceremoninë e inaugurimit të saj një ditë më parë ishte dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa. Kështu bëri të ditur vet Dua përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar fotografi të ndryshme. 


Gjatë fjalimit të saj në ceremoni, ajo tha se ky moment i rëndësishëm e kthen pas në fëmijëri.


“Ju faleminderit shumë që më keni parë sot këtu dhe për të festuar me ju hapjen e kësaj shkolle. Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtuan fëmijërinë time kur erdha nga Prishtina në Londër”, tha Lipa.


Ajo kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste në gjuhën shqipe me prindërit.


“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, ka thënë këngëtarja e famshme shqiptare gjatë fjalimit të saj.


“Qendra promovon kulturën shqiptare, artin dhe muzikës derisa ofron gjuhën [shqiptare] nga klasat 5-15 vjeç”, shkroi këngëtarja në një tjetër fotografi gjatë fjalimit të saj në inaugurim.


Më tej, artistja me rrënjë shqiptare publikoi edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

2,035 Lexime
2 vjet më parë