HARTA E KONCEPTIT

Harta e konceptit

Harta e konceptit është një metodë që ndihmon nxënësit, në pasurimin e të kuptuarit të një fjale apo koncepti. Harta e konceptit/përkufizimit janë struktura grafike që përqëndrojnë vëmendjen e nxënësve

Harta e konceptit është një metodë që ndihmon nxënësit, në pasurimin e të kuptuarit të një fjale apo koncepti. Harta e konceptit/përkufizimit janë struktura grafike që përqëndrojnë vëmendjen e nxënësve në përbërësit kryesorë të një përkufizimi si:

Klasa apo kategoria

Cilësitë apo karakteristikat

Ilustrimet apo shembujt

Harta e konceptit është një metodë shumë e mirë për të mësuar lëksikun dhe konceptet themelore në të githa lëndët.


1- Paraqitni një hartë koncepti në tabelë. Përzgjidhni një concept të njohur dhe kërkoni informacionin e duhur për hartën nga klasa. Për shembull, për ujin mund ta identifikojnë si trup I I lëngët, apo I domosdoshëm për jetën, është I tejdukshëm, pa ngjyrë, pa erë, ngrin në 0 gradë celcius.


2- Paraqitni një term ose një koncept të ri kryesor nga materiali që do të mësojnë nxënësit.  I vini nxënsit të punojnë në dyshe për të krijuar një hartë të konceptit/përkufizimitpër konceptin e ri. I udhëzoni ata të përdorin informacione nga pjesa e leximit, një fjalor apo njohuritë e tyre fillestare për të plotësuar hartën. Përshembull, disa nxënës mund të njohin njohuritë fillestare dhe më tej të shënojnë karakteristika të tjera të ujit dhe përdorime të shumta të tij.

3- Kur nxënësit të kenë përfunduar së ndërtuari hartat e tyre të konceptit, u kërkoni të shkruajnë një përkufizim të plotë për konceptin.


Çfarë është harta e konceptit?

Si duket?                                                                              

- I tejdukshëm;

- Pa ngjyrë;

- Pa erë;

- Temp e vlimit 100 gradë celcius;

- Temp e ngrirjes 0 gradë celcius;

- Ndryshon gjendjet sipas temperaturave;

- Merr formën e enës.


Ku gjendet?

Te trupi i njeriut

Te bimët

Te kafshët

Në natyrë


 Përmes hartës së konceptit:

- Nxënësit zgjerojnë të kuptuarit e tyre për leksikun dhe konceptet kryesore përtej përkufizimeve të thjeshta.

- Nxënësit ndërtojnë një paraqitje pamore të përkufizimit të konceptit që ndihmon procesin e të mbajturit mend për një kohë të gjatë.

- Nxënësit nxiten të integrojnë njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.

(Kjo metodë mund të përdoret me nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar dhe në të gjitha lëndët)                                      


(Portali Shkollor)                                                                                                                                                                                       





                                           

10,079 Lexime
5 vjet më parë