E rrallë

Histori frymëzuese, mësuesja i dhuron veshkën nxënëses


“Faleminderit Jodi-t për dhuratën e jashtëzakonshme, dhe për mbështetjen ndaj familjes sonë. E dimë që do të jesh me Natashën dhe gjatë kohës së rehabilitimit pas transplantit”

“Mësuesi është prindi i dytë” të gjithë e kemi dëgjuar këtë shprehje, por mësuesja e klasës së parë në Wisconsin të SHBA, Jodie Schmidt i ka dhënë kuptim kësaj shprehje.

8-vjeçarja Natasha Fuller ka marrë dhuratën më të madhe nga mësuesja e saj. Natasha ishte shtruar në spital, e sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo kishte nevojë urgjente për transplantin e veshkës. Mësuesja Jodie Schmidt është ofruar vullnetare për të qënë donatorja. Mësuesja e fillores, pasi zbuloi se ishte grup gjaku O negativ, mori vendimin për të qenë ajo dhuruesja e veshkës për Natashën e vogël. Për këtë arsye ajo thirri në shkollë gjyshen e vogëlushes dhe i tha asaj, në formë surprize, për vendimin që kishte marrë. Video e xhiruar në shkollë ka emocionuar miliona shikues në gjithë botën.

“Faleminderit Jodi-t për dhuratën e jashtëzakonshme, dhe për mbështetjen ndaj familjes sonë. E dimë që do të jesh me Natashën dhe gjatë kohës së rehabilitimit pas transplantit”, ky ishte mesazhi prekës që familja e Natashës i dedikoi mësueses.

Mjekët e spitalit të fëmijëve në Wisconsin deklaruan se operacioni ishte i suksesshëm, mësuesja dhe 8-vjeçarja janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

1,673 Lexime
8 vjet më parë