Hollandë, ndërtohen dy hotele prej rëre
Të gjithë, që në fëmijëri, kemi dëgjuar për kështjellën prej rëre, por me siguri nuk keni dëgjuar deri tani për hotelet prej rëre ku dhe mund të kaloni një natë.
Po, mos u habisni, hotelet e para prej rërë janë ndërtuar në Holandë dhe janë pjesë e festivalit të skulpturës që është duke u mbajtur në qytetet e Sneek-ut, Friesland-it, Oss-it dhe Brabant-it.
Por si janë këto dy hotele?
Ndryshe nga kështjellat prej rëre, këto hotele prej rëre kanë dritare, energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe Wi-Fi. “Hotelet me një dhomë janë të dekoruara me dragonj, Murin Kinez dhe terakota të ushtrisë”, - shkruan CNN-i.
Për sa kohë u ndërtuan këto hotele?
Organizatorëve të “Global PowWow”, iu deshën katër javë që t’i konstruktojnë skulpturat, që janë inspiruar nga hotelet e akullit në Suedi dhe Finlandë.
Struktura e hotelit
Struktura bazë e hotelit është e përbërë nga mure të holla, të mbuluara brenda dhe jashtë me rërë të përforcuar për të siguruar që nuk do të shpërbëhet. Pajisjet e tjera, krevatet, banja dhe gjërat e tjera janë prej materialeve tradicionale.
A ngjallën kuriozitet hotelet prej rëre?
Të gjitha rezervimet në këto hotele janë bërë tashmë. Për të kaluar një natë në këto hotele dy persona duhet të paguajnë 150 euro, në çmim përfshihet edhe një turne në këtë festival.
Hotelet janë të përkohshme.
Fatkeqësisht këto hotele prej rëre janë të përkohshme dhe do të jenë në dispozicion vetëm deri në përfundim të festivalit, i cili më 28 shtator përfundon në Sneek, dhe më 4 tetor në Oss.
Festivali
Në këtë festival janë ndërtuar 30 skulptura të mëdha ranore. Vetëm festivali i Friesland ka përdor më shumë se 800 mijë kilogramë rërë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Kozmosi, atmosfera, uji, toka, nëntoka … shifra dhe fakte