Italia ndalon celularin në shkollë edhe për qëllime edukative
Ministri italian, Giuseppe Valditara, rikthen detyrat e shtëpisë në fletore. Ideja e tij është për traditat e të shkuarës, detyrat në fletore, për të shmangur përhapjen e “teknologjive të reja gjithmonë dhe në çdo rast”.
Italia ndalon përdorimin e celularit në shkollë edhe për qëllime edukative. Përmes një urdhri, ministri i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, thotë se duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor ndalohet përdorimi i celularit nga fillorja deri në gjimnaz për çfarëdo lloj qëllimi.
Ky urdhër, sipas tij, nuk nënkupton përdorimin e tabletave apo kompjuterëve të cilët edhe në këtë rast janë nën monitorimin e mësuesve.
Ideja e ministrit është t’u kthehet disa traditave të së shkuarës, si detyrat në fletore duke shmangur përhapjen e “teknologjive të reja gjithmonë dhe në çdo rast”.
Në këtë mënyrë, thotë ministri italian Valditara, prindi do të mund të kontrollojë nëse fëmija nuk i tregon fletoren e detyrave, por në këtë mënyrë edhe vetë fëmija mësohet të shkruajë.
Nuk është hera e parë që ministri i Arsimit në Itali i rikthehet çështjes së celularëve në shkolla, një temë e debatuar prej vitesh.
Në Dhjetor 2022, Italia nxori një qarkore për të parandaluar përdorimin e celularëve në klasë, duke u nisur nga një hetim faktmbledhës i komisionit të VII të Senatit, i cili kishte theksuar “efektet e dëmshme që mund të ketë përdorimi i pamatur i pajisjeve elektronike në përqendrim, kujtesë, shpirt kritik ndaj fëmijëve.
Këtë herë urdhri i ndalimit të celularëve në shkolla në Itali është absolut: nuk ka celularë për asnjë qëllim, qoftë edhe edukativ, shkruan Corriere.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë moderne të botës
Përkujtohet 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"