Studimi

Ja çfarë duhet të hamë që të jemi në humor të mirë

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale, jo vetëm që na bëjnë mirë për shëndetin fizik, por kanë efekt edhe në përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit mendor. Studiuesit identifikuan elementet që luftojnë depresionin, ankthin apo humorin e keq

Sekreti për të mposhtur ankthin, stresin dhe humorin e keq e për t’i rikthyer vetes humorin e mirë qëndron tek dyqani më i afërt i fruta-perimeve. Një grup studiuesish publikuan punën e tyre disa-mujore në “Washington Post” mbi ushqimin dhe ndikimet e tij në sjelljen dhe gjendjen tonë psikologjike.

Sipas tyre ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale, jo vetëm që na bëjnë mirë për shëndetin fizik, por kanë efekt edhe në përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit mendor. Studiuesit identifikuan elementet që luftojnë depresionin, ankthin apo humorin e keq. Kalciumi, kromi, hekuri, magnezi, omega 3, vitaminat B6, B9, B12 e D dhe zinku. 

Po ku gjenden këto doza “humori të mirë dhe optimizmi”? Kalciumi, gjendet me shumicë tek qumështi dhe kosi. Vitamina B kryesisht tek spinaqi, ndërsa B9 tek lëkura e pulës, hekuri tek bajamet, kikirikët, arrat dhe spinaqi, omega 3 gjendet me shumicë tek peshqit. Sa i përket vitaminës D, ajo merret nga rrezet e diellit. Zinku, që është ndoshta elementi më i rëndësishëm për një humor të mirë, nivelet e ultë a të tij në organizëm ndikojnë në gjendjen psikologjike. Gjendet kryesisht tek produktet e mishit, veçanërisht tek mishi i derrit, por edhe tek produktet e djathit.

2,501 Lexime
7 vjet më parë