Ja cilat janë dhe ku ndodhen shkollat më të veçanta
Ju sjellim shkollat më të veçanta në botë, si nga mënyra e ndërtimit, metoda e mësimdhënies... gjithçka është unike. Pasi t’i shikoni me siguri do të donit që ju ose fëmijët tuaj të studionin ne një nga këto shkolla.
Këto janë shkollat më të çuditshme në botë. Mbase,kur t’i shihni do të kishit dashur që edhe shkolla juaj të ishte si një prej tyre.
Shkolla lundruese në Makoko, Lagos, Nigeri
Kjo shkollë lundruese është një ndërtesë unike prej druri që gjendet në rajonin bregdetar të Afrikës. Shkolla u ndërtua në këtë formë për t’i mbijetuar përmbytjeve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lagunë. Shkolla ka kapacitetin të mbajë 100 nxënës, edhe në kushte ekstreme të motit.
Shkolla Kub më Kopenhagë, Danimarkë
Kjo shkollë funksionon si një klasë gjigante ku studiojnë rreth 1100 nxënës. Mësimi zhvillohet në një kub gjigant xhami. Hapësira është e ndarë në seksione të quajtura bateri, të pajisura me ndenjëse komode për t’i inkurajuar nxënësit të jenë më fleksibël dhe kreativë.
Shkolla në botën e vërtetë, Rhode Island, Shtetet e Bashkuara
Në fillim nxënësit mësojnë çfarë pëlqejë vërtetë. Studentët shoqërohen me mentorë të cilët punojnë në fushat ku fëmijët dëshirojnë të punojnë një ditë. Kjo do të thotë se studentët mësojnë vetëm atë që atyre do t’u duhet vërtetë në karrierën e tyre të ardhshme. Kjo strategji mësimi aktualisht miratohet nga 55 shkolla në mbarë vendin.
Shkolla që duket si një zyrë, Ohio, SHBA
Kjo shkollë nuk ka klasa. Brenda dhomës kryesore është një zyrë e madhe me 300 dhomëzat (një për çdo student). Çdo nxënës ka kompjuterin e tij që e udhëzon atë përmes një plani individual mësimit. Studentët mësojnë vetë, dhe në qoftë se ata kanë pyetje, mund t’u drejtohen instruktorëve për ndihmë. Shkolla është e hapur për të gjithë nxënësit në klasat 3-12.
Shkolla e Silicon Valley, San Francisco, Kaliforni
Kjo shkollë nuk ka të bëjë me parimet e një qasjeje tradicionale të mësimdhënies. Strategjia e mësimit ka për qëllim ta bëjë fëmijët të mendojë në mënyrë fleksibile dhe të përmirësojë aftësitë e tyre teknologjike. Fëmijët përdorin një iPad, për të bërë një ‘playlist’ të aktiviteteve. Shkolla edukon fëmijët të moshës 4 deri në 14 vjeç.
Shkolla pa lëndë, Toronto, Kanada
Kjo është shkolla ku nxënësit trajtohen në mënyrë të barabartë me mësuesit. Edukatorët këtu janë vetëm vëzhgues të cilët mund t’i këshillojnë nxënësit, por nuk i detyrojnë ata. Nuk ka detyra shtëpie, vlerësimet apo orare strikte. Studentët, pavarësisht nga mosha e tyre, marrin pjesë vetëm në klasën që u pëlqen. Fëmijët janë të lirë të vendosin se si të shpenzojnë ditën e tyre shkollore dhe çfarë do të bëjnë.
Shkolla më e gjelbër në botë, Francë
Duket se çdo metër katror e kësaj shkolle ka qenë përdorur si një lëndinë. Çatia e ndërtesës dhe të gjitha oborret janë të mbuluara me bar. Besohet se qëndrimi në klasa me pluhur është i dëmshëm, dhe nxënësit duhet të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, duke kaluar sa më shumë kohë jashtë të jetë e mundur. Në mot të ngrohtë, mësimi zhvillohet në natyrë.
Përkujtohet 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Ja cilat janë 7 arsyet pse duhet të lexosh libra
Historia e shkrimit