KALIGRAFIA

Kaligrafia e Prakriti Malla konsiderohet si shkrimi më i bukur në botë

Shkrimi më i bukur në botë është konsideruar shkrimi i Prakriti Malla nga Nepali. Të gjithë mësuesit evidentuan shkrimin e saj të veçantë. Në çdo ese ajo vlerësohej për bukurinë e shkrimit.

Shkrimi më i bukur në botë është konsideruar shkrimi i Prakriti Malla nga Nepali. Të gjithë mësuesit evidentuan shkrimine saj të veçantë. Në çdo ese ajo vlerësohej për bukurinë e shkrimit.


Fëmijët zhvillojnë aftësitë motorike teksa rriten. Prakriti Malla nga Nepali shquhet për shkrimin e saj mjaft të bukur. Kaligrafia e saj është e mahnitshme. Aftësia e saj e të shkruarit bukur ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. 

Nxënësja është vlerësuar me çmime të ndyshme dhe në një fjalim të mbajtur mësuesi i saj ka evidentuar rëndësinë e të shkruarit me shkrim dore dhe jo vetëm me kompjuter, sepse në kohët e teknologjisë vihet re një tendencë për të realizuar të gjitha detyrat me kompjuter, mësimet mund të merren online dhe pak nga pak po venitet ideja e të marrit leksione/mësime me shkrim dore. Pjesa më e madhe e detyrave sipas tij janë projekte, të cilat realizohen me kompjuter, ndërsa talenti i kësaj vajze dëshmon të kundërtën.

(P.Shtini; Portali Shkollor)

19,059 Lexime
4 vjet më parë