Analizë

Ke një fëmijë adoleshent?

Ke një fëmijë adoleshent? Nëse përgjigja është pozitive, atëherë përgjigjiu pyetjes tjetër: Sa arrin ai/ajo t'i qëndrojë larg asaj lloj varësie teknologjike të quajtur smartfon (smartphone)?

Ke një fëmijë adoleshent? Nëse përgjigja është pozitive, atëherë përgjigjiu pyetjes tjetër: Sa arrin ai/ajo t'i qëndrojë larg asaj lloj varësie teknologjike të quajtur smartfon (smartphone)? 

Pyes, sepse për sa kam konstatuar, fëmijët e të rinjtë që takoj duket se nuk mund të jetojnë as edhe pak sekonda pa një munitor përpara. 


Kudo që shkoj shoh grupe të rinjsh gjysshtrirë nëpër kolltuqe, të mbështetur në mur, të ulur në karrige, apo edhe të ndaluar në mes të rrugës me sy të ngulur në telefon, ose që flasin mes tyre, por duke ia hedhur vështrimin herë pas here celularit.


Të rezistosh në fakt është e pamundur: nintendo DS, plleistejshën (playstation), kinket (kinect), vidiolojëra (videogame), ajpod (ipod), ajpad (ipad), tablet, smartfonë (smartphone); herët a vonë bota e fëmijëve apo të rinjve do t'i takojë këto instrumenta, të cilët janë emblema e gjeneratës së tyre.  


Shpesh kam qenë pjesë e bisedës rreth temës: "Zhytja teknologjike në të cilën jetojnë fëmijët tanë do të jetë problemi më i madh me të cilin do të përballet prindërimi". 

Po ç'do të ndodhë me gjeneratën e rritur me munitorë e teknologji për pothjuase 100% të ditës së saj? 


Një fëmije 3 vjeçar mund t'i lexosh një libër dhe tërhiqet prej tij, ama nëse është para alternativës librin apo munitorin, ai do të zgjedhë menjëherë këtë të dytin.

Atëherë, problemi i vërtetë është se si kjo jetë para munitorëve do të shndërrojë trurin e tyre nesër në tre profilet kryesore: kujtesa, njohja, autokontrolli


1. Mundësia për ta patur tërë informacionin në fare pak sekonda bën që të lëkundet fort pushteti i kujtesës dhe gjithmonë e më shumë do të marrë rëndësi oprientimi mes informacionit të vërtetë dhe atij të ngjashëm me të vërtetën."epokën e librit" ishte e lehtë të dalloje një informacion të vërtetë nga ai fals. Ndaj kjo kërkon zhvillimin e një metode shkencore të bazuar në fakte, sepse në internet mund të gjenden shpjegime personale ose nocione krejtësisht të rreme, jo pak herë të mbuluar me shkëlqimin e reklamës. 


2. Po kaq mund të ndryshojë edhe nocioni i njohjes. 

Kush jam unë dhe ku jam unë, përderisa realisht ndodhem në dhomën time e ndërsa virtualisht gjendem edhe brenda celularit tim. Cili është kufiri midis meje virtualisht dhe meje realisht? A ka ende kuptim që t'i dalloj këto dy gjendje? 

E në fakt ky problem nuk i shkon vetëm adoleshentëve por edhe mua që jam këtu, në një mëngjes të diele me diell përvëlues, ndërsa bota rreth meje fle ende, kurse TI më lexon në një tjetër moment, mbase edhe dy vite më vonë e fjalët e mia do të lundrojnë përgjithmonë nëpër internet. 


3. Përsa i përket autokontrollit, mendoj që ky është më i mprehti. Motivi është i thjeshtë: një nga aftësitë themelore të jetës prej të rrituri është të bësh atë që ti dëshiron, të përmbushësh detyrat e tua para se të qetësohesh apo t'i jepesh argëtimeve të ndryshme. Shumë gjëra që i bëjmë si të rritur (studimet, për shembull), janë investime që do të na i japin frutet e tyre në kohë. Studio, impenjohu në diçka dhe dhe nesër do të kesh njohjet që do të të sjellin një jetë më të mirë si punonjës dhe si individ. 


Ky brez në fakt do të jetë i paaftë të gjejë vetveten, sepse është i përkundur në dëshira të vazhdueshme , jo vetëm ato-të zakonëshme tashmë- të vidiolojërave o të televizionit por nga ndryshueshmëria e shpejtë dhe e çuditëshme e muzikës, fjalëve, imazheve dhe teksteve të cilat të gjithë i kemi në duar me smartfonët, tabletët dhe kompiuterat. 


Si mundet atëherë të ruajë një qëndrueshmëri apo një vijueshmëri të të njejtës zgjedhje një brez i cili është mësuar të jetojë në statusin e gjendjes së "mbivlerësimit të përhershëm"?

Do të jetë shumë interesante të shohim se cilët do të jenë zgjidhjet që të rinjtë e së sotmes do të gjejnë për këto probleme apo edhe për problemin e zakonit tashmë në rënie "të përqëndrimit". 


Gjithsesi, unë jam optimiste dhe entuziazmi im mbështetet në këto këto rrugëdalje:

• Të shpresojmë që të rinjtë ta shfrytëzojnë internetin fuqishëm për formimin e tyre, edukimin dhe kulturën. 

• Shpresojmë ta shfrytëzojnë teknologjinë edhe për të krijuar e rikrijuar.  

• Le të shpresojmë që të mos jenë vetëm konsumatorë të teknologjisë, por të njohin gjuhën e sah dhe ta bashkëbisedojnë me të. 

• Shpresojmë të jenë të përshtatshëm për për botën e punës që do t'u ofrojë realiteti i tyre. 


Po ndërkohë si prindër ç'duhet të bëjmë: 

Të shuajmë wi-fi-në? T'u heqim nga dora smartfonin? Asgjë nuk më ka sjellë mua e as juve besoj. 


Atëherë nuk na mbete tjetër veçse të pranojmë teknologjinë, të jemi pjesë e saj. 

Tanimë është fakt edhe për ne: kemi lënë stilolapsin dhe kemi shkuar tek whattsapp-i. Edhe ne nuk bëjmë dot pa smartfonin tonë. 


( Natasha Shuteriqi Poroçani, Portali Shkollor )

4,870 Lexime
6 vjet më parë