Mësues

Këshilla për mësuesit gjatë vitit të parë të punës

Të fillosh vitin shkollor në një ambjent të çuditshëm me fytyra të reja, proçedura të panjohura dhe në gracka të panjohura mund të jetë një perspektivë e frikshme

Nuk ka asnjë dyshim. Të fillosh vitin shkollor në një ambjent të çuditshëm me fytyra të reja, proçedura të panjohura dhe në gracka të panjohura mund të jetë një perspektivë e frikshme. Sidoqoftë, ju jeni mësuesi/mësuesja dhe ju “nuk duhet të lejoni kurrë që të ju shikojnë djersën”.


Për të ju ndihmuar në vitin e parë të punës  ju paraqesim disa këshilla nga mësues me një përvojë të gjatë në mësimdhënie.


Merrni përgjegjësi. Bëni një plan të saktë dhe të disiplinuar, me shpërblime dhe pasoja. Shpjegojuni fëmijëve që në ditën e parë dhe ripërsëriteni gjatë gjithë javës së parë. Gjithashtu dërgojeni këtë plan në shtëpitë e nxënësve që prindërit ta lëxojnë, ta nënshkruajnë dhe të kthejnë në klasë të firmosur si një kontratë ku ata bien dakort me rregullat.


Mbani nxënësit të angazhuar. Një ditë para fillimit të shkollës, mësuesit e rinj në këtë profesion, përgatisin disa aktivitete për raste emergjence. Do ta mësoni në një mënyrë shumë të keqe sjelljen e fëmijëve kur ata nuk kanë çfarë të bëjnë. Një klasë plot me fëmijë të mërzitur nuk do qëndrojnë ulur dhe në qetësi për 10 minuta deri sa të gjeni çfarë do bëni më pas.


Gjeni një mik për mbështetje. Një gabim që mund të bëni është të mendoni që do ja dilni vetë. Nuk është ulje për ju të kërkoni ndihmë nga një mësues që është me eksperiencë. Përkundrazi kështu mund të gjeni dikë që mund ta pyesni dhe mund të ju këshillojë kur keni nevojë.


Gjeni mbështetjen e prindërve. Përdorni prindërit sa më shumë të jetë e mundur. Afrojini ato me klasën në çdo moment që ju jepet mundësia. Ata do të jenë të gatshëm për të ju ndihmuar.


Organizoni veten tuaj. Gjeni një sistem të organizuar me të cilin mund të jetoni, të punoni dhe të qëndroni me të. Me më shumë se 120 nxënës, është vendimtare që ju të qëndroni të organizuar.


Organizoni nxënësit tuaj. Mos hamendësoni se nxënësit dinë si të organizojnë veten e tyre, sepse ata nuk dinë. Tregojuni atyre si të organizojnë laptopin dhe dosjet e tyre. Tregoni atyre ekzaktësisht se çfarë kërkoni në letrat e projekteve ose në detyrat e shtëpisë.


Shkruani dhe reflektoni. Filloni të mbani një ditar tuajin. Pasi të mbyllni vitin, ky ditar do ju ndihmojë të reflektoni në praktikën tuaj profesionale dhe të gjeni gabimet që keni bërë dhe t’i përmirësoni ato. Kjo do jetë një rritje e madhe profesionale për ju.


Kënaquni. Jepni më të mirën tuaj dhe kënaquni me atë që bëni.


(Përshtati: Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

5,102 Lexime
7 vjet më parë