STOP RACIZMIT

Kjo është forma që kam zgjedhur për t’i mësuar vajzës sime TOLERANCËN

Si munden prindërit dhe edukatorët të mësojnë tolerancën në një mënyrë autentike dhe të qëndrueshme? Ju ofroj pesë strategji që unë përdor si prind për të siguruar angazhim të vazhdueshëm në këto biseda të vështira me vajzën time 4-vjeçare.

Toleranca mësohet në shtëpi dhe fëmijët duhet të rrethohen nga të rritur që tregojnë mirësi dhe përulësi. E margjinalizuar dhe jo e vendosur për sukses, e gjej veten ende duke kërkuar zërin tim në mënyrë që vajza ime të rritet në një botë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse sesa brezat më parë. Përveç mësimit për të dashur dhe për të toleruar të tjerët, unë i mësoj se jeta e saj ka rëndësi. Ajo, si të gjithë fëmijët, meriton më të mirën.


Edukimi im në Upland, California më bëri të besoj se racizmi dhe diskriminimi ishin tipare të liga nga e kaluara. Mësuesit e mi në fillore shpesh bënin deklarata të tilla si "Shumë kohë më parë, ishte në kundërshtim me ligjin që fëmijët me ngjyrë dhe fëmijët e bardhë të shkonin në të njëjtën klasë".


Sa më shumë rritesha, aq më i dukshëm bëhej fakti që disa nga miqtë e mi ishin më pak tolerantë për praninë time, për arsye që as unë, as ata nuk mund t’i identifikonin. Nuk besoj se miqtë e mi të fëmijërisë kishin qëllime të këqija. Por besoj se individët që kanë kultura, struktura familjare dhe besime të ngjashme tërheqin njëri-tjetrin dhe fitojnë një ndjenjë të përkatësisë. Pa atë lidhje të njëllojshmërisë, mund të ketë shqetësim nga të dyja palët për të kuptuar dhe pranuar dallimet.


Toleranca fillon nga shtëpia dhe fëmijët duhet të rrethohen nga të rritur edukues dhe të kujdesshëm. Të mësosh të pranosh dhe të respektosh të gjitha sferat e jetës është një arritje. Do të bëhen gabime, patjetër, pasi kërkohet një nivel i përgjegjësisë.


Atëherë, si munden prindërit dhe edukatorët të mësojnë tolerancën në një mënyrë autentike dhe të qëndrueshme? Këtu janë pesë strategji që unë përdor si prind për të siguruar angazhim të vazhdueshëm në këto biseda të vështira me vajzën time 4-vjeçare.



Edukoni veten


Dituria është fuqi dhe fëmijët do të bëjnë pyetje të shumta. Shpesh e gjej veten duke kërkuar përkufizimin për fjalë shumë të thjeshta me shpresë se do të më ndihmojë të zbërthej kuptimin. Është normale mos të dish shumë gjëra. Të mësosh është një proces i pafundmë, ndaj shfrytëzo stilin tënd të të mësuarit dhe përqafo procesin e përvetësimit të njohurive të reja. Bëhuni gati për pyetjet e vështira. 



Jini të sinqertë


Po bëhet gjithnjë e më e vështirë mbrotja e fëmijëve ndaj të metave shoqërore. Ju po luftoni një betejë të vështirë, nëse shmangia është metoda juaj për adresimin e çështjeve. Nëse nuk jeni të sinqertë me fëmijët tuaj, dikush tjetër do ta bëjë. Gjëja e fundit që dëshironi është që fëmija juaj të besojë një version të shtrembëruar. 



Komunikimi


Komunikimi është shkëmbimi më i qartë, dhe megjithatë më i vështiri, nga të gjithë. Mos harroni se 93% të komunikimit e realizojmë me anë të gjuhës joverbale. Shoqëroni çdo shpjegim me shembuj. Për shembull, fëmijët duan të flasin për ditëlindjet e tyre. Flisni rreth shijeve dhe formës së tortës. Duke biseduar rreth gjërave që u intereson, ata përfshihen dhe janë më të hapur. 



Bëhuni shembull për ta


Fëmijët e vegjël nuk janë programuar ende për të diskriminuar dikë bazuar tek aftësia, mosha, etnia, gjinia, raca, feja, orientimi seksual dhe statusi socio-ekonomik. Ata i kushtojnë të njejtën vëmendje të gjithëve. Megjithatë, ata janë të vëmendshëm ndaj sjelljeve tuaja. Ju nuk silleni në të njejtën mënyrë me shitësin e bukës dhe me shefin tuaj. Ndaj, përpiquni të jeni të sjellshëm me të gjithë, në mënyrë që edhe fëmija juaj ta reflektojë këtë sjellje pozitive. 



Jini aktiv


Ju propozoj të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të mbroni publikisht disa të drejta. Çdo gjë që nxit ndryshime pozitive, bind fëmijën tuaj rreth aftësisë së prindit. Duke u edukuar në këtë formë, nesër ky fëmijë bëhet një aktivist i denjë për shoqërinë. Bëhet zëri i tyre, bëhet i hapur për t’i dashur të gjithë. 



"Në kohën kur shkova në shkollë të mesme, rrethi im i miqve ishte ngushtuar kryesisht tek njerëzit me ngjyrë, të cilët kishin të njëjtat interesa dhe jetonin në të njejtat lagje. Sikur të mos kisha ndërmarrë asnjëherë iniciativa përtej qytetit tim të vogël, mund të mos kisha vlerësuar kultura të tjera, ushqime, muzikë dhe të gjitha gjërat e tjera që i bëjnë njerëzit unikë.


Të kesh një grup të larmishëm miqsh, kolegësh dhe bashkëpunëtorësh, i mban nën kontroll paragjykimet. Ndjenja ime e përkatësisë buron jo vetëm nga njerëzit që ndajnë vlerat dhe kulturën time, por edhe nga ata që më njohin dhe më pranojnë kështu siç jam.


Unë gjithashtu kam mësuar shumë për veten time, dhe historinë e paraardhësve të mi. E margjinalizuar dhe jo e vendosur për sukses, e gjej veten ende duke kërkuar zërin tim në mënyrë që vajza ime të rritet në një botë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse sesa brezat më parë. Përveç mësimit për të dashur dhe për të toleruar të tjerët, unë i mësoj se jeta e saj ka rëndësi. Ajo, si të gjithë fëmijët, meriton më të mirën".




Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: https://www.raisingarizonakids.com/2020/08/5-strategies-for-teaching-tolerance-that-is-authentic-and-sustainable/



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,970 Lexime
4 vjet më parë