ORA E LEXIMIT

Klubi letrar i familjes, përvojë edukuese dhe argëtuese

Jeni gati të krijoni klubin letrar të familjes suaj? Këtu gjeni disa këshilla për mënyrën si të zgjidhni librat, por edhe si të udhëhiqni një bisedë interesante dhe argëtuese. Shijojeni udhëtimin letrar!

Të lexosh është një gjë dhe ta shijosh këtë proces është diçka krejt e ndryshme. Eksplorimi i librave të rinj dhe rileximi i librave të vjetër, duke e mbledhur të gjithë familjen së bashku është një kënaqësi më vete. Kjo, ndër të tjera, zhvillon mendimin se leximi është i vlefshëm. 


Jeni gati ta provoni me familjen tuaj? Këtu gjeni disa këshilla për mënyrën si të zgjidhni librat, por edhe si të udhëhiqni një bisedë interesante dhe argëtuese. Shijojeni udhëtimin letrar!


Zgjidhni libra që fëmijët mund t'i lexojnë vetë.

Të lexosh me zë të lartë së bashku me fëmijën është padyshim një veprimtari e çmuar dhe e vlefshme. Por mos harroni, qëllimi i klubit letrar për familjen nuk është domosdoshmërisht të përmirësoni aftësitë e leximit, por të rrisni dëshirën për librin tek fëmijët tuaj. Gjeni libra edhe brenda nivelit të tyre të leximit, kështuqë përvoja të kthehet në argëtim.


Tregohuni liberal kur fëmijët zgjedhin librin

Kur prindërit zgjedhin librat që fëmijët do duhet t’i lexojnë gjatë pushimeve verore, fëmijët fillojnë të ndihen sikur janë ende në shkollë. Lërini fëmijët të bëjnë zgjedhje! Zgjidhni libra artistikë që nuk janë në programin e tyre shkollor. 


Provoni zhanre dhe stile të reja.

Erdhi koha për të zgjeruar horizontet. Nëse familja juaj normalisht preferon librat biografikë, zgjidhni një të tillë. Klubi letrar familjar është një gjetje ideale për të eksploruar botën përmes librit. Krijoni një rregull, çdo libër i ri duhet të jetë në stil dhe zhanër i ndryshëm nga libri i fundit që keni lexuar.  


Mos kini frikë të lexoni diçka thjesht për argëtim.

Fjala e parë që duhet t’ju vijë në mendje kur ju dhe fëmijët tuaj mendoni për klubin letrar është “kënaqësia”. Jo çdo libër që ju blini për fëmijën duhet të ndezë biseda serioze, të gjata e të rëndësishme. Gjeni diçka të ndërmjetme.  


Mundohuni të keni një kopje të librit për secilin anëtar të familjes.

Të gjithë e dimë si funksionon një klub letrar. Të gjithë lexojnë të njejtin libër e më pas e komentojmë. Të gjithë duhet ta kenë librin në duar, në mënyrë që secili ta lexojë sipas itensitetit të tij. Dikush tjetër preferon të mbajë shënime në libër. Nëse të blini të njëjtin libër 4 herë ju duket një shpenzim i tepërt, atëherë kontrolloni tek bukinistët. Një tjetër zgjidhje është libri elektronik. 


Programoni të shpenzoni një pasdite të tërë, apo një mbrëmje. 

Nëse e gjithë familja e ka lexuar librin, do të thotë që ata e kanë vlerësuar nismën tuaj. Ndaj kthejeni këtë pasdite në një “event” të veçantë. Programoni kohën paraprakisht dhe planifikoni së bashku. Vetëm në këtë mënyrë mund të kthehet në diçka që familja mezi e pret. 


Gatuani ushqime të shijshme dhe krijoni një atmosferë të relaksuar.

Klubet e librave të të rriturve zakonisht shkojnë krah për krah me verën. Për klubin letrar të familjes, përgatisni ushqime të ndryshme, pse jo edhe verë. Provoni të planifikoni një menu që të gjithë e pëlqejnë. Kush e njeh më mirë se ju familjen tuaj? Ju i dini me së miri shijet e pjestarëve, ndaj mos ngurroni. Ku kalohet bukur ka gjithnjë ushqim të mirë. 

Shtëpia është vendi juaj i takimit, ndaj krijoni një hapësirë sa më të ngrohtë. Shpërndani jastekë të mëdhenj dhe shtrihuni në dyshemenë e dhomës së ndenjes. Në rast se nuk keni mjaftueshëm jastëkë, zëvendësjini me batanije. Në rast se takimin letrar nuk doni ta organizoni në ambiente të mbyllura, shfrytëzoni oborrin, ballkonin, apo një park që gjendet pranë shtëpisë suaj dhe e organizoni në formë pikniku.  


Përfshini një aktivitet praktik ose artizanal.

Shumica e fëmijëve do të mërziten shpejt nëse ata thjesht janë ulur rreth duke folur për një libër. Jepuni atyre diçka që të mbajnë duart e zëna gjatë bisedës. Mund të ngjyrosin një figurë. Çdo gjë argëtuese dhe praktike do të funksionojë.


Kontrolloni faqet e internetit të botuesve për udhëzuesit e klubit të librave.

Shumë botues kanë krijuar klub librash ose udhëzues diskutimesh. Shikoni në pjesën e përparme ose të pasme të vetë librit për një udhëzues diskutimi ose vizitoni faqen e internetit të botuesit për të parë se çfarë ata kanë në dispozicion.


Mos e detyro një diskutim të ndodhë, lërë bisedën të rrjedhë natyrshëm.

Nëse njëpyetje nuk ngjall shumë vend për diskutim, atëherë pyesni për gjërat qëfamiljarët kanë pëlqyer ose jo në atë libër. Biseda juaj mund të endet edhe nështigje të tjera. Mos e kanalizoni bisedën. 


Shtëpia Botuese Albas ofron shumëllojshmëri botimesh, për fëmijë të çdo grupmoshe e të rritur, që mund ta kthejë Klubin Letrar të familjes suaj në aktivitetin më të prefuar dhe më edukativ. Për t’u njohur me librat, klikoni më poshtë:


http://www.portalishkollor.al/news/natasha-pepivani-librat-qe-femijet-mund-te-lexojne-gjate-pushimeve-te-veres

http://www.portalishkollor.al/news/leximi-dhe-femijet-libra-jashteshkollore-per-cdo-grupmoshe?fbclid=IwAR2B9pj6k6zTNa4wLuLPvdPPSVzSYyvV8fqtfqmC8ULlwFDGn_xSyDYkVRM



Përshtati: Parajsa Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/family-book-club/?fbclid=IwAR0JCVWeMYOcNnpGatzw2v4HxB75geBGgXCTuxw3lxYtfbwfe71lh1vV9fE

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

591 Lexime
8 muaj më parë