KOMENTE VLERËSIMI

Komente vlerësimi në lëndën e anglishtes

Model komenti i notës vjetore, lënda anglisht, përgatitur nga mësuesja ERJONA BALLA, për klasat e treta dhe të katërta. Krahas nivelit të arritjes, nota, si dhe fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit.

Komente vlerësimi

Klasa e tretë

Lënda: Gjuhë e huaj (e parë) Anglisht


Vlerësimi i nxënësit nëklasat I-III për arritjen e kompetencave të fushave të të nxënit bëhet me përshkrim. Ai realizohet me 5 nivelet e arritjes së kompetencave si më poshtë:            

              

NIVELET E ARRITJEVENOTAFjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit
NIVELI V
(Arritje të shkëlqyera).

kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit të programit lëndor.
5- kupton një dialog të thjeshtë;

- shkruan për gjërat që i pëlqejnë, si ushqime, fruta, muzikë etj.

- përdor formulat e thjeshta të mirësjelljes.

- komunikon në një mënyrë të thjeshtë me fjali dhe shprehje të përditshme. 
NIVELI IV
(Arritje shumë të kënaqshme)

kur nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të kërkesave të të nxënit.
4- kupton pyetje të thjeshta rreth njerëzve që njeh dhe rreth asaj që bën.

- shkruan fjali dhe shprehje duke përdorur struktura gramatikore të thjeshta.

- komunikon në një mënyrë të thjeshtë me fjali dhe shprehje të përditshme.
NIVELI III
(Arritje të kënaqshme),

kur nxënësi ka përmbushur kërkesat bazë të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e
mësuesit, arrin të përparojë.
3- përdor shprehje të thjeshta për të përshëndetur.

- merr pjesë në lojë me role.

- plotëson një pyetësor me të dhëna vetjake, si: emri, mbiemri, mosha etj

- komunikon në një mënyrë shumë të thjeshtë me fjali dhe shprehje të përditshme. 
NIVELI II
(Arritje që kanë nevojë për përmirësim),

kur nxënësi ka arritur vetëm pak nga kërkesat bazë të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga ana e tij dhe e mësuesit
2- kupton përshëndetje të thjeshta të jetës së përditshme; 

- merr pjesë në lojërat e thjeshta skenike.

- kupton mesazhe apo komente shumë të thjeshta mbi detyrat, punën.

- kopjon fjali të shkurtra.
NIVELI I
(Arritje të pakënaqshme)

kur nxënësi nuk përmbush kërkesat bazë të të nxënit.
1- nuk i përmbush rezultatet e të nxënit, ka boshllëqe dhe mangësi.




Komente vlerësimi

Klasa e katërt

Lënda: Gjuhë e huaj (e parë) Anglisht


Vlerësimi i nxënësit në klasën e  IV bëhet me notat 4-10. Nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë, janë përcaktuar katër nivele arritjeje të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që demonstron nxënësi:



NIVELET E ARRITJEVE NOTA Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit
NIVELI I
(pamjaftueshëm)

kur nxënësi nuk përmbush kërkesat bazë të të nxënit.
  4 - nuk i përmbush rezultatet e të nxënit, ka boshllëqe dhe mangësi.
NIVELI II
(mjaftueshëm)

kur nxënësi ka arritur disa nga kërkesat bazë të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga ana e tij për të përparuar;
  5 - përgjigjet me fjalë të shkëputura kur e pyesin për moshën, klasën etj.

- identifikon personazhet në një tregim të shkurtër të shoqëruar me figura.

- shkruan me gabime drejtshkrimore dhe gërmëzon.
  6 - kupton pyetje të thjeshta rreth emrit, moshës, anëtarëve të familjes.  

- tenton të marrë pjesë në një dialog duke thënë fjalë të shkëputura.

- kupton mesazhe shumë të shkurtra kur ato janë të shoqëruara me figura.  

- has vështirësi në dallimin e strukturave të ndryshme gramatikore.
NIVELI III
(mirë)

kur nxënësi ka përmbushur një pjesë të konsiderueshme të kërkesave bazë të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, vazhdon të përparojë.
  7 - pyet dhe përgjigjet me fjali shumë të thjeshta.

- identifikon personazhet dhe idenë kryesore në një tregim të shkurtër të shoqëruar me figura.

- shkruan fjali  për të përshkruar veten duke ndjekur modelin e dhënë.
  8 - kupton pyetje të thjeshta të cilat lidhen me jetën e përditshme .

- merr pjesë në një dialog të strukturuar dhe përdor fjali të thjeshta.

- shkruan një kartolinë duke ndjekur modelin e dhënë.

- has pak vështirësi në dallimin e strukturave të ndryshme gramatikore
NIVELI  IV
(shumë mirë)

kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit të programit lëndor.
  9 - kupton dialogje të shkurtra të cilat shqiptohen qartë dhe ngadalë.

- prezanton veten, familjen, shokët, etj duke përdorur fjali të thjeshta.

- kupton mesazhe dhe nxjerr pa vështirësi informacionin e kërkuar.

- shkruan pa gabime drejtshkrimore dhe gërmëzon.
  10 - kupton dhe reagon kur e pyesin për gjërat që i pëlqejnë.

-  pyet dhe përgjigjet me fjali të thjeshta dhe përpiqet të jetë krijues nga modeli i dhënë.

- shkruan një paragraf dhe përdor lidhëza si p.sh.’ dhe, pastaj’.


(Mësuese Erjona Balla; Portali Shkollor)

4,763 Lexime
4 vjet më parë