Bota e seksualitetit

Konsumi i çokollatës dyfishon rrahjet e zemrës!

Për të provuar vetitë afrodiziakë të çokollatës është kryer një studim me një grup të rinjsh, të cilëve iu vendosën elektroda në tru dhe monitorë kardiakë, përpara se sa t’u jepej çokollatë. Rrahjet e zemrës u dyfishuan pas marrjes së çokollatës.

Ekzistojnë ushqimet dhe lëndët afrodiziakë, apo është thjesht një legjendë?


Substancat që rritin dëshirën seksuale themi se kanë cilësi afrodiziake. Emri i referohet perëndeshës greke të dashurisë, Afërditës.


Ka një larmi afrodiziakësh: ushqime, si goca deti (ostrie), aroma, erëza, pije; substanca të përftuara nga kafshët, si dhe përbërje kimike. Fama e tyre ka ardhur për shkak të reklamimit dhe sugjerimit të atyre që e përdorin. Sipas shkencëtarëve, efikasiteti i tyre është i diskutueshëm dhe, në kohët e sotme, ka pak prova që vërtetojnë ndikimin e tyre në sjelljen seksuale.


Megjithatë, mos harro që në këtë periudhë të jetës, afrodiziaku më i mirë është të kesh zakone të shëndetshme, të bësh sport rregullisht, të hash në mënyrë të shëndetshme dhe të flesh aq sa duhet. Nuk ke nevojë për tjetër gjë.


Çokollata

Për të provuar vetitë afrodiziakë të çokollatës është kryer një studim me një grup të rinjsh, të cilëve iu vendosën elektroda në tru dhe monitorë kardiakë, përpara se sa t’u jepej çokollatë. Të dhënat e përftuara treguan që rrahjet e zemrës u dyfishuan pas marrjes së çokollatës, gjë që tregonte një eksitim pothuajse më të madh se ai që shkakton një puthje e pasionuar. 


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,427 Lexime
7 vjet më parë