Kosovë: Testi i Arritshmërisë mbahet me datat 26-28 maj
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka përcaktuar datat për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë në komunat e Kosovës. Data 26 dhe 28 maj janë datat kur nxënësit do të nënshtrohen testeve.

Në pjesën e parë të testit, e cila do të mbahet më 26 maj, do të përfshihen lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.
Ndërsa në pjesën e dytë të testit, e cila do të mbahet në datën 28 maj, do të përfshihen lëndët e matematikës, informatikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë.
Këtë vit, rreth 23 mijë nxënës do të nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ka qenë mbi 26 mijë nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës.
Testit të Arritshmërisë u nënshtrohen nxënësit e shkollave fillore, të cilët duhet ta kalojnë këtë test për të vazhduar shkollimin e mesëm.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"Kur mësuesit zihen ngushtë nga reagimet e papritura të nxënësve"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Dita Botërore e Shëndetit Mendor: Shëndeti Mendor është një e Drejtë Universale e Njeriut