ARSIMI FILLOR

Kriteret e portofolit të klasës së tretë

Mësuesja Florinda Palaj, ka përgatitur kriteret e portofolit të klasës së tretë, të arsimit fillor; çfarë përmban, fazat e krijimit, llojeve të punimeve në portofol, udhëzimet dhe llojet e vlerësimit etj, i gjeni në këtë material.

Mësuesja Florinda Palaj ka përgatitur Kriteret e portofolit të klasës së tretë, të arsimit fillor.

Fazat e krijimit të portofolit të nxënësit

Vendosja e kritereve

Para se të nisë ky proces mësuesi përcakton kriteret e krijimit, të plotësimit dhe të vlerësimit të portofolit. Këto kritere duhen diskutuar me nxënësit dhe prindërit, në mënyrë që të dihet nga secila palë se cilat janë qëllimet, formati dhe përmbajtja e detyrave dhe punimeve që bëhen pjesë e portofolit.


Pas hartimit të kritereve, nis puna për hapjen, organizimin dhe sistemimin e portofolit. Është mirë që nxënësve t’u jepet një format se si mund të organizohen punimet. Këtë rregull nxënësit mund ta ndjekin ose jo. Përveç tabelës së përmbajtjes, e cila pasurohet vazhdimisht, në dosje duhet futur një skedë autobiografie e shkurtër, ku nxënësi bën një përshkrim të dëshirave, interesave e prirjeve të tij. 


Përsa i takon llojeve të punimeve, një portofol përmban:

-Shembuj detyrash, të zhvilluara në shtëpi dhe në klasë. Këto detyra mund të jenë punë individuale, në grup ose të kryera në lëndë të ndryshme.

-Krijime të ndryshme artistike me letër, plastelinë, punëdore, copë etj. Punime të lëndëve të ndryshme, të bëra në fletore, fleta, krijime, vizatime, përshkrime etj. Edhe këto punime mund të jenë pjesë e punës individuale ose të punës në grup. 

-Regjistrime të ndryshme dhe fotografi të bëra në mjedise e procese të ndryshme pune, në kohën e lirë, në zhvillimin e një veprimtarie jashtëshkollore, në ekskursione etj.

-Punime me kompjuter, të cilat demonstrojnë aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësit në kompjuter. Mund të jenë shkrime, vizatime, shfrytëzimi i programeve të ndryshme të kompjuterit etj.

-Certifikata pjesëmarrjeje në veprimtari të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës, në të cilat nxënësi ka marrë pjesë, është vlerësuar, ka marrë çmim ose certifikatë pjesëmarrjeje ose vlerësimi etj.

-Shkrime e punime të natyrave të ndryshme, për tema të dhëna ose të lira, të zhvilluara në shkollë, në shtëpi, përshtypje, mbresa, kujtime etj.

-Shënime e komente nga prindërit, mësuesja, shokët dhe vetë ai për veprimtari e kontribute të ndryshme

-Modele metodash dhe teknikash të zbatuara për kryerjen e ushtrimeve, problemeve, detyrave të ndryshme, që kanë apo jo lidhje me detyrat e shkollës.

-Formate vlerësimi dhe vetëvlerësimi, të plotësuara nga mësuesi apo raste kur nxënësi ka bërëvetëvlerësimin e një pune të tij. Këtu përfshihen edhe testet e zhvilluara në shkollë ose nështëpi, të cilat janë të vlerësuara, ose kanë komente e shënime nga mësuesi, shokët dheprindërit

Kësaj liste të materialeve të përmendura më sipër secili mësues mund t’i shtojë informacione të reja ose t’i heqë ato që i duken të paarritshme për nivelin e nxënësve të klasës së tij.


Pas mbushjes së portofolit me materiale të ndryshme, në periudha të caktuara kohe nxënësve u kërkohet t’i rishikojnë punimet dhe të bëjnë komente ose përmbledhje të shkurtra për to. Për rishikimin dhe kontrollimin e portofolit duhet vendosur një kohë, e cila duhet respektuar nga të gjithë nxënësit. Rishikimi mund të bëhet në mënyrë individuale, në çifte ose në grupe të vogla prej 4-5 nxënësish. Koha mund të variojë nga 1-3 herë për çdo periudhë.


(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

(Portali Shkollor)

7,067 Lexime
5 vjet më parë