Shikimi

Kujdes, mbroni shikimin

Përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit të kompjuterit, telefonit apo tabletit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë larg për 20 sekonda.

Problemet me shikimin janë shumë më të zakonshme sesa mund ta imagjinoni. Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen.

Një nga shkaktarët kryesor të dëmtimit të shikimit është përdorimi i pajisjeve elektronike si: telefon, tablet, televizor, kompjuter. Stresi, ushqyerja jo e shëndetshme, duhanpirja, obeziteti mund të dëmtojnë gjithashtu shikimin. Çdo gjë që ju dëmton zemrën ndikon edhe tek sytë.

Dritat e kompjuterit dëmtojnë shumë shikimin. Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Shikimi me vëmendje në ekranin e kompjuterit mund të shkaktojë tharje të syrit, lodhje dhe dhimbje.

Mbani çdo ekran të paktën 40 cm larg nga fytyra, dhe rrisnin pak madhësinë e shkronjave. Përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit të kompjuterit, telefonit apo tabletit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë larg (6 metra) për 20 sekonda.

Aktiviteti fizik dhe meditimi mund të largojnë stresin. Frekuentoni jetën e natës: Një orë muzikë live mund të ulë nivelet e kortizolit me 25%.

Leximi shumë afër mund t’ju dëmtojë shikimin. Sa më afër fytyrës ta mbani telefonin ose librin, aq më shumë lodhen sytë. Në këtë rast mund të shkaktohet miopia (çrregullim i të parit nga afër). Shikoni nga dritarja nëse mundeni; pamjet jashtë ju ndihmojnë të relaksoni sytë.

Duke mos ngrënë zarzavate dhe barishte, ju nuk merrni lëndët ushqyese si nitratet dhe luteinën, që janë shumë të rëndësishme për shikimin dhe ju mbrojnë nga sëmundjet të lidhur me moshën.

Një studim i fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë 240 ml spinaq në ditë kanë 30% më pak gjasa që të preken nga glaukoma, krahasuar me ata që i urrejnë barishtet.

Konsumimi i një diete të pasur me fruta, perime dhe peshk është e mirë për shëndetin e syve.

2,758 Lexime
7 vjet më parë