
Kujdes, tastiera e kompjuterit është burim virusesh
Sipas analizave laboratorike në vend të parë qëndron bexhi elektronik i ID-së që ka 243 herë më shumë baktere se një lodër në shtëpi. Menjëherë pas tij renditet tastiera e kompjuterit, më pas telefoni, i ndjekur nga mausi.
Është koha e viruseve ndaj të cilëve jemi të ekspozuar kudo: në tren, makinë, autobus dyqan, madje edhe në zyrë. Ata që mendojnë se në zyrë janë të veçuar dhe nuk mund të marrin viruse, e kanë gabim!
Një studim i fundit ka treguar se tastiera e kompjuterit është një burim virusesh. Kompjuteri apo tastiera e laptopit tuaj mund të jetë 20 mijë herë më i ndotur se kapaku i tualetit. Një grup studiuesish ka analizuar një sërë objektesh zyre për të parë se sa bakterie mund të kenë.
Ata kanë renditur pesë objekte për të gjetur edhe llojet e baktereve që kanë në sipërfaqe. Sipas analizave laboratorike në vend të parë qëndron bexhi elektronik i ID-së që ka 243 herë më shumë baktere se një lodër në shtëpi.
Menjëherë pastij renditet tastiera e kompjuterit, më pas telefoni, i ndjekur nga mausi. Pra kompjuteri apo laptopi juaj mbart mikrobe. Në to është gjetur edhe bakteri tipik që shkakton pneumoninë. Merrni masa menjëherë!
PowerPoint, udhëzues se si përdoret hap pas hapi
Si të shkëmbejmë me e-mail materiale të mëdha?
Ja cilët janë 10 filmat më të shkarkuar të javës