Risi në mësimdhënie

Kurs multidisiplinar dhe integrim të studentëve në tregun e punës, ja çfarë ndodh në një universitet finlandez

Në ceromoninë e hapjes për vitin e ri akademik, rektorja Lindblom u ka bërë thirrje universiteteve t'i kushtojnë vëmendje të veçantë studentëve. Pasi universiteti shihet si agjent ndryshimi, dhe duhet t'u ofrojë studentëve një kurs multidisiplinar për ti ndihmuar ata të integrohen në tregun e punës.

Në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së vitit akademik më 31 gusht 2020, Sari Lindblom rektore pranë Universitetit të Helsinkit theksoi rolin e universitetit si një agjent i ndryshimit, si dhe domethënien e aftësive themelore të mijëvjeçarit të ri.


Viti 2020 ka demostruar se si në mënyrë drastike bota mund të ndryshojë në një çast. Një ngjarje e paparashikueshme e ktheu me shpejtësi funksionimin e shoqërisë.


 “Ne po ndërtojmë të ardhmen me fuqinë e dijes dhe i edukojmë studentët të jenë forca për ndryshim. Qëllimi ynë është t'u sigurojmë të diplomuarve tanë aftësi dhe guxim për të trajtuar çështje globale dhe për t'i zgjidhur ato së bashku me ekspertë që përfaqësojnë një sërë fushash”. 


Sipas Lindblom, ruajtja e mirëqenies dhe përfshirjes në mesin e komunitetit të universitetit gjithashtu marrin theks të shtuar, pasi rrethanat e jashtëzakonshme vazhdojnë.


"Edhe pse puna dhe studimi në distancë ka shkuar mirë, rrethanat nuk kanë qenë të lehta për të gjithë. Në vjeshtë, duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë gjithashtu studentëve të rinj që integrohen në arsimin universitar", është shprehur Lindblom.


Nevojitet një kurs multidisiplinar i qëndrueshmërisë për të gjithë studentët.

Përveç ekspertizës akademike, Lindblom beson se studimi duhet të rrisë aftësitë themelore të kërkuara në mijëvjeçarin e ri: kuriozitetin, aftësitë sociale, dhe qëndrueshmërinë. Këto aftësi janë thelbësore për krijimin e një mirëqenie të qëndrueshme.


“Qëndrueshmëria është një domosdoshmëri si për mirëqenien individuale ashtu edhe për mjedisin, prandaj kemi vendosur që t'u ofrojmë të gjithë studentëve mundësinë për të marrë një kurs multidisiplinar në qëndrueshmëri nga ky vit akademik e tutje. Kursi ofron mjete për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe ruajtjen e mirëqenies”.


Mbështetja e studentëve ndërkombëtarë në gjetjen e punës.


Studentët ndërkombëtarë kanë nevojë për mbështetje të veçantë nga jeta e biznesit dhe shoqëria civile për t'u integruar në tregun e punës. Për momentin, të diplomuarit ndërkombëtarë të masterit dhe doktoratës nga universitetet finlandeze kanë vështirësi për të gjetur punë në Finlandë.


“Në pranverë, u inkurajua që punëdhënësit finlandezë të ofronin pozicione trajnimi për studentët ndërkombëtarë në mënyrë që ata të krijojnë rrjete të vlefshme profesionale në Finlandë.


Përktheu: Marina Kërçeli


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

653 Lexime
1 vit më parë