PROGRAM ORIENTUES

Leksion 1, letërsi e huaj, veçoritë (përsëritje 1)

Dr.Ermira Ymeraj ka hartuar në ndihmë të maturantëve dhe mësuesve gjithë programin orientues për letërsinë. Në leksionin e parë është ndalur te përsëritja mbi letërsinë e huaj dhe veçoritë e saj. Për më tepër mund të njiheni me materialin e mëposhtëm.

"Jemi një dorë, larg jush" - Kjo është motoja që më udhëheq në këto ditë të vështira. Ndaj kam hartuar në ndihmë për ju Maturantë dhe ju Mësues gjithë programin orientues për letërsinë në PDF. 


Leksionet jane emërtuar të tilla sepse përmbledhin: konceptet e  njohjes, kuptimit dhe analizës së njohurive të përgjithshme mbi fusha të tilla si letërsi botërore, letërsi shqipe, gjinitë letrare dhe llojet e tyre, si dhe stilistikën ku përfshin njohuritë themelore që duhet të zotërojë një maturant përgjatë tre viteve.


Autorët e MSH janë ndërtuar në mënyrë të strukturuar në skeda sipas niveleve të njohjes që i kërkohet nxënësit në programin e maturës

Veçoritë e drejtimit letrar të periudhës dhe të autorit në veçanti, struktura e veprës, gjuha, stili  dhe figurshmëria, tema, mesazhe, motive, ide, peronazhe qendrore dhe dytësore, zhvillimi i tyre në vepër dhe të kuptuarin e rolit të tij në vepër. 


Dr: Ermira Ymeraj

© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,748 Lexime
4 vjet më parë