Lëvizjet e popullsisë. Migrimi dhe emigrimi në periudha të ndryshme historike.

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë të: Të dallojë lëvizjen e popullsisë si migrim dhe emigrim. Të listojë disa arësye të lëvizjes së popullsisë. Të listojë disa probleme që dalin nga lëvizja e popullsisë

Njohuri të domosdoshme:

Lëvizja e popullsisë  e përkohshme ose e përhershme që bëhet nga një shtet në një shtet tjetër, quhet emigrim ose migrim i jashtëm, kurse njerëzit quhen emigrantë.

Lëvizja e popullsisë që bëhet nga një vend në një vend tjetër brenda kufijve të shtetit quhet emgrim. Njerëzit quhen migrantë.

Dy periudhat që populli ynë ka patur emigrim me numër të madh të popullsisë janë:  Emigrimi i popullsisë pas vdekjes së Skënderbeut.

Emigrimi dhe migrimi pas viteve 1990.

Masa paraprake:

Nxënësit do të sjellin të plotësuar listën e pyetjeve që u ka dhënë mësuesi/ja orën e kaluar:

Nga e ka prejardhjen familja juaj?

Nëse janë të ardhur, kur kanë ardhur në këtë vendbanim?

A keni të afërm që jetojnë jashtë vendit?

Kur kanë ikur?

A e kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet?

Materiale:

Fletë të bardha, lapustila, shkumësa etj.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Fillon me një lojë.

Mësuesja punon një tabelë si më poshtë dhe nxënësit do të vendosin + ose – brenda tabelës për të dyja kollonat.

Familja ime është e ardhur nga një vendbanim tjetërUnë kam të afërm që jetojnë jashtë vendit
+ + - + …..  - + + + + - ….

Nga ky aktivitet nxënësit do të kuptojnë se pothuaj të gjitha familjet janë të prekura nga migrimi apo emigrimi.

Realizimi i kuptimit

-Mësuesja shpjegon që lëvizja e popullsisë që i përket kollonës së parë: fshat –qytet, fshat- fshat, qytet- qytet, quhet migrim i brendshëm i popullsisë, kurse njerëzit migrantë.

Lëvizja e popullsisë që i përket kollonës së dytë, dmth lëvizja e popullsisë nga një shtet në një shtet tjetër quhet emigrim, kurse njerëzit quhen emigrantë.

-Mësuesja u kërkon nxënësve të listojnë disa arësye pse kanë ndodhur këto lëvizje. Përgjigjet e nxënësve i shkruan në tabelë. (Arësyet pse njerëzit migrojnë apo emigrojnë)

Në fund mësuesi/ja përmbledh mendimet e nxënësve që emigrimi apo migrimi kanë ndodhur me qëllim përmirësimin e jetesës.

-Mësuesja tregon që në periudhën pas vdekjes së Skënderbeut, shumë arbëreshë emigruan në Italinë e Jugut për të shpëtuar nga turqit (Rikujtim të njohurive nga lënda e historisë së klasës së katërt).

-Punë në grupe: Nxënësit ndahen në grupe (sipas numrit të nxënësve në klasë) dhe Brenda grupit krahasojnë listë pyetjet që kanë plotësuar në shtëpi.

Do të listojnë në një fletë të përbashkët:

Arsyet e lëvizjes së popullsisë.

Pasojat pozitive të emigrimt dhe migrimit.

Pasojat negative të migrimit dhe emigrimit.

-I shkëmbejnë fletët mes grupeve dhe komentojnë të rejat që mësuan nga të tjerët

Reflektimi:

Mësuesja jep një situatë për analizë.

Tirana është qyteti që ka njohur më shumë migrimin dhe emigrimin këto 25 vitet e fundit. Si ndikon kjo në mjedisin urban? Në mundësinë për punësim? Në mundësinë për shkollim? Etj.

Nxënsëit punojnë në grupe dhe secili grup jep përgjigjet për situatën e dhënë.

Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit duke u mbështetur në realizimin e objektivave.

(Nga Drita Kolndreu)

16,925 Lexime
8 vjet më parë