LEXIM JASHTË KLASE

Lexim jashtë klase "Atdheu im"

Lexim jashtë klase, me temë "Atdheu im". Në këtë projekt përfshihet një gamë e gjërë dijesh, duke nisur nga historia, gjeografia, letërsia, ku nxënësit kanë mundësi të marrin informacione të ndryshme dhe testohen rreth tyre.

Tema : Atdheu im

Ku ndodhet atdheu im?


a. Vendndodhja gjeografike

Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë  2,9 milion banorë.   Kryeqyteti i saj është Tirana.

Kuptojmë përmbajtjen ( 4 pikë )

1.Në cilin kontinent shtrihet Shqipëria?

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 

2.Në cilën pjesë të Ballkanit ndodhet Shqipëria?

…………………………………………………………………………………………………………. 

3.Cilat janë shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria?

____________________________________________________________________________ 

_________________________________________________________________________

4.Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?

……………………………………………………………………………………………………………..


Paraqit me vizatim pozicionin gjeografik të Shqipërisë


a. Relievi (uljet dhe ngritjet e sipërfaqes së tokës)

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. 

Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. 

Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit.

 Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor.Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.


1.Plotëso fjalitë me fjalët dhe me grupet e fjalëve 

⦁ Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

⦁ Luginat e saj më të gjëra janë

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

⦁ Lartësitë më të mëdha gjenden në

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

⦁ Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………


2.Ngjyros në hartë e Shqipërisë me blu detet liqenet dhe  lumenjtë. Me kafe malet dhe me të gjelbër fushat.


c.Lashtësia

Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani", ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme.

 Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. 

Pellazgët

Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.

Ilirët  

Ilirët, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Helenët të lashtë.

Shqiptarët ndahen në dy grupe mëdha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. 


1. Kuptojmë përmbajtjen ( 4 pikë )

Nga cili fis stërlashtë është origjina shqiptare?

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ku jetonin pellazgët?

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………


2.Plotëso fjalitë 

Ilirët, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik ………………………………….. 

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….


3.Në sa grupe të mëdha gjuhësore ndahen shqiptarët?

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

                                       

HARTA E BALLKANIT 

2.Vizo me vija me ndërprerje kufinjtë e Shqipërisë në hartën e ballkanit

3.Shkruaj tri fjali për Shqipërinë

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………


Lexo thëniet e mençura  për atdheun

1.Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njejtën mënyrë, por secili e bën atë që di dhe ç’i ka dhënë Zoti.”

– Johann W. Goethe

2.“Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu siç nuk matet madhështia e njeriut nga gjatësia e trupit të tij.”

– Viktor Hygo

3.“Kokën dhe këmbët mbështeti gjithnjë në truallin tënd.”

– Thënie afrikane

4. “Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit.”

– Xhon dos Pasos 

5. Atdhe është ajo tokë, të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kane dhe do të jepnin çdo gjë për ta pasur atë.

6.Sa shumë flitet e shkruhet për atdheun, vendi ku lind, ku lindën të parët e tu, prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit.

7. Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të

N.Frashëri

8. Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë

S.Frashëri

9. Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të

Kenedi

10. Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun

Bloku

11. Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të

Horaci

12. Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit

Bjelinski

13. O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut

Euripidi

14. Atdheu  është vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a nje komb. 

15. Atdheu është  dashuri, vuajtje, dhimbje. Është  historia jonë, ngjarjet e ngulitura ndër shekuj në kujtesën e kombit  tonë, është gjuha jonë, flamuri yne, është identiteti ynë, jane rrënjët tona, traditat, doket e zakonet, ritualet tona, ADN-ja jone. 

16. Atdhe jane Cikli i Këngëve te Kreshnikëve, bëmat e Skënderbeut e trimave të tjerë ndër shekuj, vaji i të porsalindurve.

17. Atdheu është vendi ku balta është më e ëmbël se mjalta, siç janë shprehur mendjet e ndritura të kombit tonë shekuj më parë.

 18. Atdheu është vendi i përshkruar, i kënduar bukur me plot ndjenja atdhetare ne poezinë e fuqishme të Çajupit, “Memedheu”, me vargjet emblematike: “Mëmëdhe quhet  toka, ku me ka rene koka…” 


1. Shkruaj tri thënie të mençura për atdheun..

a.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

b……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

c……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

2.Jepni  kuptimin e njërës prej fjalëve të urta.

  ……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………


Lexo fjalët e urta për atdheun

Atdheu e nana nuk harrohen- TROPOJË

Atdheu mbi të gjitha- VLORË

Balta më e ëmbël se mjalta- GJIR

Bijë vendi pikë argjendi- BERAT

Bukë e hi në shtëpi- PËRMET

Çdo hi në vatrën e tij- JUG

Çdo zog kërkon folenë e tij- JUG

Derë e botës s'është strehë e kokës- JUG

Duaje atdhenë si shqipja folenë- JUG

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë- KOR

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë- KOR

Dheu zhuritet por bari mbin përsëri- JUG

Fjala në vend të huej, bahet gur- VERI

Guri i rëndë në vend të vet- PËRMET

Gjeli në pleh të tij këndon më mirë- KORÇË

Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit- JUG

Gjuha bashkon kombin- JUG

Gjuha ruhet atje ku shkruhet- KORÇË

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një mua- KOSOVË

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le- SHKODËR

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë- BERAT

Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë- MAT

O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti- ÇAMËRI

Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim- VERI

Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë- LABËRI

Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut- KOSOVË

Besë e shqiptarit si purteka e arit- JUG

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë- JUG

Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan- VERI

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë- JUG

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj- JUG

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then- KOSOVË

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën- VLORË

Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë- KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik- KOSOVË

Shqiptari s'ha pulë të ngordhur- JUG

Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë- VLORË

Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri- SKRAPAR

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë- TIRANË

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep- KOSOVË

Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh- JUG

Shqiptari s'e han trupin me bukë- VLORË

Toskë e gegë, pemë nga një degë- GJIROKASTËR

Kush rren shtetin, rren vetin- TROPOJË


1.Shkruaj katër fjalë të urta që të pëlqejnë më tepër.

a.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

b……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

c……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

ç……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………


2.Jepni  kuptimin e njërës prej fjalëve të urta.

  ……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………


Lexo poezitë për atdheun

Atdheu

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka 
Më je nënë, më je motër, më je vlla. 
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, 
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. 
Ty përditë të pat parë ime nënë, 
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. 
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj. 
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. 
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, 
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti. 

Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. 
Pranë teje patën qeshur, patën qarë. 
Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, 
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë, 
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. 
Begatoje, o Zot, ti këtë vend! 
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! 
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! 
Gas përjetë paçin zotërit e tij! 
I begatë, i lulëzuar qoftë ai, 
Një të ardhme pastë plot me lumturi!
- poezi nga Naim Frashëri


Poezi Për Atdheun
Dua   Mbi bar dua të prehem, 
të këndoj, të dëfrehem, 
të shoh rreth bagëtinë, 
kur hanë dhe pinë; 
të shoh fushat e blerta, 
bimët kur i fryen era, 
njërzit kur punojnë 
dhe çupat kur këndojnë! 

Ah, dua dhe lulet, 
kur i shfaqin pekulet, 
dhe fluturat që venë, 
mbi to dua të jenë; 
bilbili t'ia thotë 
nën diellin e ngrohtë

Dua dhe Shqipërinë, 
se atje kam shtëpinë, 
kur rrija nëpër ferrat 
edhe lozja me shqerrat
për këtë kam dëshirë 
dhe s'dua më mirë, 
atje dua të shkoj, 
sa të jem e të rroj! 
- poezi nga Asdreni

Poezi Për Atdheun
I Dashur Atdhe
Me vite jam larguar, 
i dashur Atdhe, 
por nuk të kam harruar, 
se shumë i ëmbël je. 


Kjo zemra më këndon 
për ty, o Shqipëri, 
por prapë më lëngon, 
se je në varfëri. 

Të fala të dërgoj, 
këndej ku jam Atdhe, 
gjithnjë po të kujtoj, 
se birin tënd më ke.
- poezi nga Asdreni

Poezi Për Atdheun
Atdhe me male të larta 
Ti që më linde që djalë 
Dergomë një grusht me baltë
Ta puth e të nxjerr mallë 


Në dhe të huaj besoma
Zemra më është mallëngjyer
Dërgoma një gurë dërgoma 
Ta vë jastëk ndënë krye





Pa atdhePa atdhePa atdhe
Pa atdhe nuk ka emër,
Pa atdhe nuk ka liri,
Pa atdhe je I braktisur,
Pa atdhe s’ke krenari
Pa atdhe je I humbur,
Ku s’të njeh asnjeri,
Pa atdhe nuk ke gjuhën 
Ku të flasësh me dashuri

Pa atdhe të gjithë të tallin ,
Të përçmojnë dhe të largojnë,
Pa atdhe nuk ke as varrin,
Që në dhe të mbulojnë.


3. Jep mendimin tend. Komento.

Fjala e urtë
Komenti
Duaje atdhenë, si shqiponja folenë.



Materialin mund ta shkarkoni më poshtë

(Përgatiti: Violeta Nipolli; Portali Shkollor)

5,497 Lexime
5 vjet më parë