EDUKIM

Lira Gjika: Intimiteti nuk është fshehje, intimiteti nuk ka të bëjë me turpin

Një nga paaftësitë e edukimit tonë, është pikerisht, paaftësia për të kultivuar dhe zhvilluar intimitetin. Intimiteti për ne është i njëjtë me fshehtësinë. Ndëkohë është detyrë e prindit që me durim t'ia mësojë fëmijës...

Një nga paaftësitë e edukimit tonë, është pikerisht, paaftësia për të kultivuar dhe zhvilluar intimitetin. Intimiteti për ne është i njëjtë me fshehtësinë. Intimiteti nuk është fshehje, intimiteti nuk ka të bëjë me turpin. Intimiteti është i lidhur me respektin ndaj vetes dhe zbulimin e saj në qetësi e paqe dhe krijon e ushqen atë që quhet “liri e brendëshme”. 


Pa “liri të brëndëshme” njeriu nuk mund të realizohet në person dhe zot i vetes së tij. Edhe intimiteti si çdo gje tjetër personale fillon edhe ndërtohet në femijeri. I rrituri duhet të shmangi fjalën “turp”, etiketimet dhe sidomos padurimin kur fëmija bën një veprim apo përdor një fjalë, në fakt për të marrë mendim dhe prindi pa u menduar, bërtet, etiketon e deri fyen fëmijën që nuk kupton asgjë dhe bëhet edhe më shumë konfuz. Humbja e durimit, moszgjedhja e fjalëve dhe sidomos toni i zërit dhe mimika e fytyrës, vetëm bëjnë dëm dhe gjymtojnë fëmijën direkt në veten e tij. 


Prindi me durim duhet ti tregojë fëmijës që disa veprime, disa fjalë nuk i perdorim, nuk i bëjmë jo pse nuk i dimë, por sepse e duam shume veten, dhe nuk duam ta trajtojmë me ashpërsi, por me respekt duke përzgjedhur fjalët apo veprimin. Për ti mësuar fëmijës këtë veti të rëndësishme, prindi zgjedh kohën, fjalën, vendin dhe kontrollon zërin. 


Pediatria Lira Gjika

3,900 Lexime
4 vjet më parë